YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 39

39
Mbë të parinë kënkëtuar, Jedhuthunë. Psallm’ e Dhavidhit.
1Thashë: Do të kem kujdes nd’udhët’ e mia, që të mos fëjenj me gjuhë t’ime, do t’i vë fre gojësë s’ime, kur të jetë fajtori përpara meje.
2Ndenjta pa gojë e pa zë, u reshta edhe nga (të foluritë) mirë, edhe të dhëmburitë t’im u përtëri.
3M’u nxe zëmëra përbrenda meje; kur e shkonje ndër mënt, u ndes ziar (përbrenda meje), fola me gjuhë t’ime.
4Dëfte-më të prapësmenë t’ime, o Zot, edhe numërin’ e ditvet mia, cili është, që të ngjoh edhe sa do të rronj.
5Na tek bëre ditt’ e mia sa një masë pëllëmbe, edhe koh’ e jetësë s’ime është posi asgjë përpara teje, po ç’do njieri që rron, është gjithë kotësi. Sellah.
6Vërtet njieriu ecën ndë hije të kotë, po kot trumbullonetë; mbëleth thesorë, edhe nukë di për kë do t’i mbëledhë.
7Edhe tani, o Zot, ç’ pres unë? Shpëresa ime është mbë ty.
8Shpëto-më prej gjithë pa-udhërivet mia, mos më bën çpërnderimn’ e të marrit.
9U shurdhuashë, edhe nukë hapa gojënë t’ime, se ti e bëre.
10Mërgo prej meje frushkullat’ e tua, sepse u lodha prej fuqisë dorësë s’ate.
11Kur mundon njierinë me çprovime për pa-udhërinë, prish bukurin’ e ati, si pëlhurë mirmange, po kot trumbullonetë ç’do njieri. Sellah.
12Ndigjo të faluritë t’im, o Zot, edhe mba-i vesh lutëjesë s’ime, mos u hesht për lott e mi, se jam i huaj përanë teje, edhe i ikurë prej dheut, posi gjith’ atërit’ e mi.
13Ler-më të mar fuqi, para se të ikënj së këtejmi, edhe të mos jem më.

Currently Selected:

Psalltiri 39: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in