Psalltiri 38
38
Psallm’ e Dhavidhit: për kujtim.
1Zot, mos më qërto ndë zëmërimt tënt, as mos më mundo ndë mërit tënde.
2Se shigjetat’ e tua m’u ngulnë, edhe dora jote po më shtrëngon.
3S’ka shëndet ndë misht t’im, për punë të zëmërimit tënt, s’ka paqtim nd’eshtërat e mia, për punë të fajevet mi.
4Se pa-udhëriat’ e mia kapërcyenë kryetë t’im, posi barr’ e rëndë u rënduanë mbi mua.
5Plagët’ e mia u qelpnë e u kalpnë, për punë të marrëzisë s’ime.
6U bësh i ngratë, edhe u kërrusa fare, gjithë ditënë ecënj i vrërëtë.
7Se zorrët’ e mia u mbushnë me të nxehëtë, edhe s’ka shëndet ndë misht t’im.
8U sëmura edhe u këputa fort, ulurinj prej shtrëngimit zëmrësë s’ime.
9Zot, gjithë dëshërimi im është përpara teje, edhe psherëtima ime s’fshihetë prej teje.
10Zëmra ime përzihetë, fuqia ime po më lë, edhe drit’ e syvet mi, edhe ajo s’është bashkë me mua.
11Miqt’ e mi edhe të afërmit’ e mi rrinë përpara plagësë s’ime, edhe më të afërmit’ e mi rrinë për së largu.
12Edhe ata që kërkonjënë shpirtinë t’im ngrehnjënë kurth, edhe ata që kërkonjënë të keqenë t’ime, flasënë kotësi, edhe shkonjënë ndër mënt gënjeshtra gjithë ditënë.
13Po unë nukë ndigjonje posi shurth, edhe posi i pagojë, që nukë hap gojën e ti.
14Edhe jeshe posi një njieri që nukë ndigjon, edhe që nukë ka dredhëje në gojët të ti.
15Se shpëreva mbë ty, o Zot, ti do të ndigjonjç, o Zot Perëndia im.
16Se thashë: Mos u gëzofshin’ arëmiqt’ e mi për mua; edhe kur të tundenë këmbët e mia, ata mbahenë mbë të math kundrë meje.
17Se unë jam gati për të rënë, edhe të dhëmburitë t’im është përpara meje përherë.
18Se unë do të rrëfenj pa-udhërinë t’ime, edhe do të më vinjë rëndë për fajnë t’im.
19Po arëmiqt’ e mi rronjënë, edhe janë më të fortë se unë, edhe u shumuanë ata që më kanë mëri pa udhë.
20Edhe ata që më bënjënë keq ndë vënt të së mirësë, jan’ arëmiqt’ e mi, sepse ndiek të mirënë.
21Mos hiq dorë prej meje, o Zot, Perëndia im, mos u mërgo prej meje.
22Nxito të më ndihç, o Zot i shpëtimit tim.
Currently Selected:
Psalltiri 38: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë