Psalltiri 37
37
Psallm’ e Dhavidhit.
1Mos u zëmëro për punë të këqijvet, as mos ki zili atyreve që punonjënë pa udhë.
2Se do të thahenë shpejt posi bari, edhe posi barisht’ e ngjomë do të fyshkenë shpejt.
3Shpëre mbë Zotnë, edhe bën mirë, edhe rri ndë dhet, edhe kullot ndë të vërtetë.
4Prehu mbë Zotnë, edhe do t’apë dhanë ç’kërkon zëmra jote.
5Lerë mbë Zotnë udhënë tënde, edhe shpëre mb’atë, edhe ay do ta bënjë.
6Edhe do të nxierë drejtërinë tënde posi dritë, edhe gjyqnë tënt posi mes dite.
7Prehu mbë Zonë, edhe prit-e me durim; mos u zëmëro për atë që vete mbarë nd’udhë të ti, për njieri që punon pa udhë.
8Pusho zëmërimnë, edhe lëre mërinë; mos u zëmëro, që të bëjsh keq.
9Se të këqijtë do të vdirenë, po ata që presënë Zotnë, këta do të trashëgonjënë dhenë.
10Sepse edhe pakëzë, edhe fajtori nukë do të jetë më, edhe do të kërkonjç vëndin’ e ati, edhe nukë do t’e gjejsh.
11Po të butëtë do të trashëgonjënë dhenë, edhe do të prehenë ndë shumë paqtim.
12Fajtori çpik ndër mënt punë kundrë të drejtit, edhe kërcëllin dhëmbët’ e ti kundrë ati.
13Po Zoti do të qeshnjë me atë, sepse sheh se po vien dit’ e ati.
14Fajtorëtë hoqnë shpatënë, edhe ngrehnë harkun’ e tyre, për të vënë poshtë dorë-hollinë edhe të nevojëshiminë, për të therrë udhë-drejtëtë.
15Shpat’ e atyreve do të hynjë ndë zëmërë t’atyreve, edhe hargjet’ e atyreve do të thyhenë.
16Më të mirë është të pakët’ e të drejtit, se të pasurit’ e shumë të fajtorëvet.
17Se krahët’ e fajtorëvet do të thyhenë, po të drejtët i forcon Zoti.
18Zoti ngjeh ditt’ e faqe-bardhëvet, edhe trashëgim’ i atyreve do të jetë për gjithë jetënë.
19Nukë do të turpëronenë ndë kohë të keqe, edhe ndë ditt urie do të nginjenë.
20Se fajtorëtë do të vdirenë, edhe arëmiqt’ e Zotit do të tretenë posi dhiamët’ e qëngjevet, edhe do të përndahenë posi tym.
21Fajtori huetë e nuk’ ep prapë, po i drejti përdëllyen edhe ep.
22Se të bekuarët’ e ati do të trashëgonjënë dhenë, edhe të mallëkuarët’ e ati do të prishenë.
23Kur ndreqenë çapet’ e njieriut prej Zotit, ay pëlqen fort udhën’ e ati.
24Kur të bierë, nukë do të dërrmonetë, se Zoti e mba për dore.
25Qeshë i ri, edhe tani u mblakçë, edhe s’pashë ndonjë të drejtë hequrë dorë prej ati, as farën’ e ati të lypënjë bukë.
26I drejti gjithë ditënë përdëllyen edhe huan, edhe far’ e ati është ndë bekim.
27Mërgohu prej së keqesë, edhe bën mirë, edhe do të mbetesh ndë jetë të jetësë.
28Se Zoti do gjyq, edhe s’heq dorë prej të drejtëvet ti; për gjithë jetënë do të ruhenë, po të pa-udhëtë do të dëbonenë, edhe far’ e të pa-besëvet do të vdiretë.
29Po të drejtëtë do të trashëgonjënë dhenë, edhe do të rrinë nd’atë për gjithë jetënë.
30Goj’ e të drejtit ligjëron dituri, edhe gjuh’ e ati flet gjyq.
31Nom’ i Perëndisë ati është ndë zëmërë t’ati, edhe çapet’ e ati nukë do të shkasënë.
32Fajtori përgjon të drejtinë, edhe kërkon ta vrasë.
33Po Zoti nukë do t’e lërë ndë dorët t’ati, as nukë do t’e dëmëtonjë, kur ta gjykonjë.
34Prit Zotnë, edhe ruaj udhën’ e ati, edhe do të të lartonjë, që të trashëgojsh dhenë; kur të vdirenë fajtorëtë, do të shohç.
35Pashë të pa-besinë lartuarë tepërë, edhe shtriturë posi dafin’ e ngjomë,
36po shkoi, edhe na te nuk’ është më, edhe e kërkova, po nuk’u gjënt vënd’ i ati.
37Ruaj të pakeqenë, edhe shih të drejtënë, se njieriu i paqtuarshim është lënë.
38Po të pa-udhëtë do të vdirenë fare, të lënat’ e të pa-besëvet do të vdirenë.
39Po shpëtim’ i të drejtëvet është prej Zotit, edhe ay është mburonjës’ i atyreve ndë kohë të shtrëngimit.
40Edhe Zoti do t’u ndihnjë, edhe do t’i ruanjë, edhe do t’i dëlirë prej fajtorëvet, edhe do t’i shpëtonjë, se shpëryenë mb’atë.
Currently Selected:
Psalltiri 37: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë