Psalltiri 36
36
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit, shërbëtorit Zotit.
1Pa-udhëria e të pa-besit thotë ndë zëmërë t’ime: S’është frikë Perëndie përpara syvet ati.
2Sepse gënjen vetëvetëhenë ndër sy të ti, se do të gjëndetë pa-udhëria e ati, që të mirretë mëri.
3Fjalët’ e gojës’ ati janë pa-udhëri e gënjeshtrë, nukë desh të kupëtonjë, që të punonjë të mirënë.
4Mendon pa-udhëri mbë shtrat të ti, rri mbë çdo udhë që s’ ësht’ e mirë, edhe nuk’ iu rëndua e keqeja.
5Zot, përdëllimi yt është ndë qiell, edhe e vërteta jote gjer ndë ret.
6Drejtëria jote është posi malet’ e Perëndisë, gjyqet’ e tu janë avyss’ e madhe, shpëton njierës e bagëti, o Zot.
7Sa shumë i vyerë është përdëllimi yt, o Perëndi! Përandaj të bijt’ e njierëzet shpërenjënë mbë hije të fletëvet tua.
8Do të nginjenë prej të majturit shtëpisë s’ate, edhe do t’u apç ujë prej përrojt të prëjturit tënt.
9Sepse përanë teje është burim jete, ndë dritë tënde do të shohmë dritë.
10Shtrij përdëllimnë tënt tek’ ata që të ngjohënë, edhe drejtërinë tënde te zëmrë-drejtëtë.
11Mos arthtë mbi mua këmbë madhështori, edhe mos më tunttë dorë fajtori.
12Atie ranë gjithë ata që punonjënë pa udhë, u nxuarnë jashtë, edhe nukë do të muntnjënë të qëndronjënë.
Currently Selected:
Psalltiri 36: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë