YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 41

41
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1Lum ay që shtie sytë mbë dorë-hollinë, ndë ditë të keqe Zoti do ta shpëtonjë.
2Zoti do t’e ruanjë, edhe do t’i ruanjë jetënë, edhe do të jetë i lumurë mbi dhet, edhe nukë do t’e apë ndë dorë të arëmiqet ati.
3Zoti do t’i apë fuqi ndë shtrat të sëmundëjesë, do të kthenjç gjithë shtratin’ e ati ndë sëmundëjet të ati.
4Unë thashë: Përdëlle-më, o Zot, shëro shpirtinë t’im, se fëjeva mbë ty.
5Arëmiqt’ e mi thonë keq për mua: Kur do të vdesë e të humpnjë emëri i ati?
6Edhe ndë arthtë ndonjë për të parë, flet kot, zëmër’ e ati mbëleth ndë vetëvetëhenë pa-udhëri, si të dalë jashtë, flet për atë.
7Gjith arëmiqt e mi pishtëllinjënë bashkë kundrë meje, mendonenë keq kundrë meje,
8(duke thënë): Gjë e keqe iu ngjit, edhe duke dergjurë, nukë do të ngrihetë më.
9Sepse edhe ay njieriu i paqtimit t’im, që shpëreva mb’atë, i cili hantej bukënë t’ime, ngriti thundrënë kundrë meje.
10Po ti, o Zot, përdëlle-më, edhe ngre-më, edhe do t’ua çpaguanj.
11Nga këjo e di se më do, sepse arëmiku im nukë gëzonetë kundrë meje.
12Po ti më ndihe për të pakeqenë t’ime, edhe më forcove përpara teje për gjithë jetënë.
13I bekuarë qoftë Zoti Perëndia i Israillit për gjithë jetën’ e jetësë. U bëftë, u bëftë.

Currently Selected:

Psalltiri 41: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in