Psalteri 50
50
Psallm’ e Asafit.
1Perëndia i perëndinavet, Zoti foli, edhe thirri dhenë, kah të lemit’ e diellit, deri ndë të perënduemit ati.
2Perëndia u duk kah Siona, qi ashtë balli i bukurisë.
3Perëndia ynë ka me ardhunë, edhe s’ka me pushuem; ka me u diegunë ziarrm përpara ati, edhe er’ e fortë qark ati.
4Ka me thërritunë qilltë së siprëmi, edhe dhenë, për me gjykuem popullin’ e vet.
5Më përmbëllithni të dreitët’ e mi, të cillëtë banë dhiatë me mue mbi kurbane.
6Edhe qilltë kanë me dhanë za për dreitënin’ e ati, se Perëndia vetë ashtë gjyqtar. Selah.
7Ndëgjo, o populli em, se kam me folunë, o Israell,se kam me deshmuem kundrë teje: unë jam Perëndia, Perëndia yt.
8S’kam me të qirtuem për kurbanet’ e tua, edhe kurbanetë gjithë-diegunat’ e tua janë përpara meje kurdo.
9S’kam me pritunë viç prei shtëpisë s’ate, as sqepë prei tufavet tua.
10Se gjithë bishat’ e pyllit janë të miatë, edhe bagëtia qi janë mbë nji mijë male.
11Ngjof gjithë shpendët’ e malevet, edhe bishat’ e fushësë janë bashkë me mue.
12Ndë më arthtë u, s’kam me të thanë, sepse emeja ashtë bota, edhe të mbushunit’ e asai.
13Mos kam me ngranë mish mëzetënish, a me pimë gjak sqepësh?
14Ban-i Perëndisë kurban lavdurimi, edhe ep-i të Naltit uratat’ e tua,
15edhe thirr-më ndë ditë të shtrëngimit, se kam me të liruem, edhe ke me më lavduem.
16Por Perëndia i tha të pa-besit: Qish ke ti, qi tregon urdhënimet’ e mi, edhe ze n’gojë dhiatënë t’eme?
17Edhe ti ke mëni të mësuemitë, edhe hedh mbrapa teje fjalët’ e mia.
18Ndë pafsh viedhës, ecën bashkë me atë, edhe piesa jote ashtë bashkë me kurvarët.
19Goja jote flet shumë keq, edhe gjuha jote gërsheton gënjeshtrë.
20Rri e flet kundrë t’yt vëlla, edhe ve shkandullë kundrë të birit s’at amë.
21Këto bane, edhe s’pëzaita, more me mend, se jam vërtet porsi ti; kam me të qirtuem, edhe kam me nxierrë gjithë fajetë përpara syvet tu.
22Veni ndër mend pra këtë, ju qi harruetë Perëndinë, se mos u rrëmbej ndonji herë, edhe s’ka kush me u shpëtuem.
23Ai qi bije kurban lavdurimi, më lavduron, edhe ati qi ndreq udhënë, kam me i dëftyem shpëtimin’ e Perëndisë.
Currently Selected:
Psalteri 50: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.