Psalteri 49
49
Mbë të parinë kankatuer. Psallmë për të bijt’ e Koreut.
1Ndëgjoni këto, gjithë popujtë; mbani vesh, gjithë vendësit’ e botësë,
2të mëdhej e të vogjilë, të pasun’ e të vobegë bashkë.
3Goja eme ka me folunë dituni, edhe mendimi i zemrësë s’eme urti.
4Kam me ulunë veshinë t’em ndë parabullë, kam me sgidhunë fjalën’ e errëtë me qitharë.
5Përse të frikohem ndë ditë të keqe, kur të më qarkojë pa-udhënia qi ashtë ndë pritë?
6Të cillëtë shpërejënë mbë të mirat e veta, edhe mburrenë për të shumën’ e pasëjesë vet.
7Askushi s’mundetë me shpërblyem vëlla, as me dhanë Perëndisë shpërblim për atë.
8Sepse nukë gjenë nderin’ e shpërblimit shpirtit atyne, edhe nukë gjindetë kurrë,
9qi të rrojë për gjithë jetën’e të mos shofi prishëje.
10Sepse shef të mençimitë qi vdesinë, sikurse edhe të marrin’ e të pa-mençiminë qi birenë, edhe lanë të mirat’ e veta ndë të tierë.
11Ata mendohenë me vetëhe, se shtëpiat’ e atyne kanë me qenunë për gjithë jetënë, edhe të ndenjunat’ e atyne bres mbas brezi; quejënë dhenatë me ata emënat’ e vet.
12Por njeriu qi ashtë mbë nder, nukë mbet, por u gjanë shtazëvet qi birenë.
13Këjo udhë e atyneve ashtë marria e atyneve, por fëmijvet atyne u vijënë t’ambëla ndë gojët fjalët’ e atyne. Selah.
14Porsi dhentë u hothnë ndë vorr, vdeka ka me i kullotunë, edhe të dreitëtë kanë me zotënuem mbi ata ndë mëngjes, edhe fuqia e atyneve ka me u vietëruem ndë vorrt, për të ndenjunit e vet.
15Por Perëndia ka me shpërblyem shpirtinë t’em prei dorësë vorrit, sepse ka me më marrë. Selah.
16Mos ki frikë, kur të bahet’ i pasunë njeriu, a kur t’i shtohetë lavdia e shtëpisë ati,
17sepse kur të vdesi, s’ka me marrë me vetëhe gja, as lavdia e ati s’ka me sdrypunë bashkë me atë.
18Ndonëse bekoi shpirtin’ e vet ndë jetë të vet, edhe njerëzitë kanë me të lavduruem, kur t’i bajsh mirë vetëvetëhesë.
19Ka për me votunë ndë bres t’atënavet vet, për gjithë jetënë s’kanë me pamë dritë.
20Njeriu qi ashtë mbë nder, edhe s’kupëton, i gjanë shtazëvet qi birenë.
Currently Selected:
Psalteri 49: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.