Psalteri 51
51
Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit, kur erdhi profeti Nathan tek ai, mbassi hyni te Bathshevaja.
1Përdëlle-më, o Perëndi, mbas përdëllimit tand, mbas të shumëtit të dhimptunavet tua, shuei pa-udhënit’ e mia.
2Lai-më tepërë prei pa-udhënisë s’eme, edhe qiro-më prei fajit t’em.
3Se unë ngjof pa-udhënit’ e mia, edhe faji em ashtë përpara meje kurdo.
4Mbë tyi, vetëmë mbë tyi fëjeva, edhe bana të keqenë përpara teje, qi të dalish i dreitë ndë fjalët e tua, edhe të jesh i këthiellëtë ndë gjyqet’ e tu.
5Qe tek u zushë ndë pa-udhëni, edhe ama eme më puell ndë faje.
6Qe te deshe të vërtetënë ndë zemërë, edhe ke me më diftuem dituni ndë të thellat e zemësë.
7Stërpik-më me hyssop, edhe kam me u qiruem, lai-më, edhe kam me u bamë ma i bardhë se bora.
8Ban-më me ndëgjuem gëzim e gazmend, qi të gëzohen’ eshtënat’ e thyeme.
9Këthe mbënjanë faqenë tande prei fajevet mi, edhe shuei gjithë pa-udhënit’ e mia.
10Krijo zemërë të këthiellëtë tek unë, o Perëndi, edhe përtëri përmbrenda meje frymë të dreitë.
11Mos më hith tej prei faqesë s’ate, edhe mos merr prei meje frymënë tande të shenjtënuemenë.
12Ep-ma prapë gëzimin’ e shpëtimit t’yt, edhe forco-më me frymë zotënishte.
13Kam me mësuem ata qi dalinë jashtë udhësë s’ate, edhe fajtorëtë kanë me u këthyem te ti.
14Shpëto-më prei gjaknash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit t’em, edhe gjuha eme ka me u gëzuem tue kënduem për dreitëninë tande.
15Zot, çil buzët’ e mia, edhe goja eme ka me dëftyem lavdiminë tand.
16Se, të dashëkeshe kurban, do të kishiem prumë, por kurbane gjithë-dieguna nukë të pëlqejënë.
17Kurban’ i Perëndisë ashtë frym’ e thyeme, zemërën’ e thyeme edhe të përvume s’ke me e hedhunë tej, o Perëndi.
18Ban-i mirë Sionësë me pëlqiminë tand, edhe ndërto muret’ e Ierusallemësë.
19Atëherë ke me pëlqyem kurban dreitënie, dhunëtia, edhe kurbane gjithë-dieguna; atëherë kanë me prymë viça mbi therorenë tande.
Currently Selected:
Psalteri 51: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.