Titonë 3
3
Krie e tretë
1Kujtou ature që të jenë bindurë ndënë zabitër e ndë urdhëre, të jenë të digjuarë, të jenë gati mbë çdofarë punë të mirë.
2Të mos vllasfimisjënë ndonjë, të mos duanë qartëratë, të jenë të butë, të dëftojënë të butët’ e ture mbë gjithë njerëz.
3Sepse qem edhe nevet njëherë të marrë, të pabindurë, të humburë, skllevt’ e dëshërimevet e çdolloi pëlqimevet tuke rruarë ndënë të keqe e ndë zili, t’urrierë nga bota, e tuke urrierë njeri-jatërinë.
4Ma kur u duk mbë nevet të mirëtë e ndëjesa e Perndisë, Sotirit sonë.
5Jo për punëra të drejta që bëm nevet, po për ndëjesë të tij na sosi nevet, me anë të së larit të së lerit së ri e të përtërijturit Shënjtit Shpirt.
6Që erdhi mbë nevet me dorë hapëtë me anë të Iisu Hristoit, Sotirit sonë.
7Që si të bënemi të drejtë me dhurëti t’atij, të jemi si është shpëresa, klironomë të jetësë pasosurë.
8Fjal’ e vërtetë është këjo. E këto punëra dua që t’i veveoç ti, që ata që besuanë mbë Perndinë të kenë mëntë ndë punëra të mira. Këto janë punërat’ e mira e të vëjiera ndë njerëz.
9Ma qartërat’ e marra, e gjeneallogjitë, e filloniqitë, e luftët’ e nomit t’i lëç, sepse janë të pavëjiera e të humbura.
10Njerinë eretiko, si ta mpsoç një herë e di herë, ta lëç.
11E diji që i tili është shtrëmbuarë e fëjen, si ai që është dëmëtuarë për gjuq të tij.
12Kur të dërgoj Artemanë tek tij a Tihikonë, shpejto të viç tek unë ndë Nikopol, sepse atje bëra nijet të dimëroj.
13Zinanë, dhaskalë e nomit, edhe Apollonë, dërgomi shpejt, që të mos u lipsetë ature gjë.
14Le të mpsonenë edhe tanëtë të kenë mëntë ndë punëra të mira për hrira që gjajënë, që të mos jenë të papemmë.
15Të falenë me shëndet gjith’ ata që janë bashkë me mua, t’u faleç me shëndet ature që na duanë nevet me besë. Dhurëtia mbë juvet bashkë. Ashtu qoftë!
* Karta mbë Titonë që qe hirotonisurë Piskop i parë ndë qishë të Kritikovet, u shkrua nga Nikopoli i Maqedhonisë.
Currently Selected:
Titonë 3: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.