YouVersion Logo
Search Icon

Filimonë 1

1
1Pavllua, i lidhuri i Iisu Hristoit, edhe Timotheoi vëllai, mbë Filimonë, të dashurinë tënë, e punëtuarë me nevet bashkë.
2E mbë Apfinë të dashurënë, e mb’Arhiponë, trimnë me nevet bashkë, e mbë qishënë tënde të shtëpisë.
3Dhurëti mbë juvet, e paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
4Lëvdoj Perndinë time kurdo që të zë ngoje tij ndë të falura të mia.
5Sepse digjoj dashurinë edhe besënë që qe mbë Zonë Iisunë, edhe mbë gjithë Shënjtorë.
6Me tropo që ësht’ e çfaqurë pjesa që ke ti ndë besë, për të njohurë gjithë punët’ e mira që janë ndër juvet mbë Hristonë Iisunë.
7Sepse kemi gëzim të madh e parigori për dashuri tënde, sepse zëmër’ e Shënjtorëvet është prëjturë me anë tënde, o vëlla.
8Andaj kam shumë tharos mbë Krishtinë që të të porsit ti ato që kanë hie.
9Të lutem më tepërë për dashuri, se je i tili ti, si unë plaku Pavllua, edhe ndashti i lidhuri i Iisu Hristoit.
10Të vë ndë be për djalënë tim, atë që polla ndë mes të zinçirëvet, Onisimonë.
11Atë që të qe ti njëherë i pavëjierë, ma ndashti i vëjierë për ti edhe për mua, atë që të dërgova tij përsëri.
12E ti ta preç atë si zorrët’ e barkut sim.
13Atë unë dojë ta mbajë me vetëhe, që të më punon mua ndaje teje, ndë mes të zinçirëvet t’Ungjillit.
14Ma nukë desha të bëj gjë pa dijturë ti, që të mos jetë të mirëtë tënd me të pahir, po të jetë me dashuri tënde.
15Sepse mbase andaj u mërgua për ca kohë (nga teje), që ta keç atë për gjithë jetë.
16Jo më si kopil, po ndaje kopilit, vëlla të dashurë, më tepërë mbë mua, e sa më shumë mbë ti, si mbë punë të kurmit, edhe mbë të Zotit.
17Ndë ke mua adha për të dashurë, prite atë si edhe mua.
18E ndë të ka bërë ti gjë dëm ndë ndonjë punë, a të ka gjë borç, shkruaje atë për llogori time.
19Unë Pavllua e shkrova me dorë time, unë dua të paguaj, që të mos të thom që ti më je borçli mbë vetëhe tënde.
20Kështu, o vëlla, makar të fitojë unë nga teje këtë të mirë mbë Zonë, prëjmë zorrët’ e mi mbë Zotnë.
21Kam tharos mbë të gjegjurë tat të shkrova ti, sepse e di që do të bëç më shumë se ato që të thom.
22Bashkë me këto bëmë gati konak, sepse shpërej që me anë të faluravet tuaj do të dhëronem juvet.
23Të faletë me shëndet Epafrai (shoku im ndë hapsanë për Hristo Iisunë), Markua.
24Aristarhoi, Dhimai, Llukai, shokët’ e mi.
25Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hristoit me Shpirt tuaj. Ashtu qoftë!
* Karta mbë Filimonë u shkrua nga Romi me anë të Onisimoit, kopilit.

Currently Selected:

Filimonë 1: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in