Titonë 2
2
Krie e ditë
1Ma ti dhidhaks sikundrë ka hie ndë dhidhaskali të shëndoshë.
2Që pleqtë të jenë t’esëllë, të turpçim, të përmbjedhurë, të shëndoshë ndë besë, ndë dashuri, ndë durim.
3Ashtu edhe plakatë të jenë me rroba sikundrë ka hie ndë Shënjtëri, të mos jenë korkosure, të mos jenë dhënë ndë shumë verë, të jenë dhaskale ndë të bërë të mirënë.
4Që të mpsojënë të ratë të jenë të mbëjedhura, të duanë burrat’ e ture, të duanë djelmt’ e ture.
5Të jenë t’urta, të qëruara, të ruajnë shtëpinë, të jenë të mira, të bindenë ndë burra të ture, që të mos shahetë fjal’ e Perndisë.
6Ashtu mpso edhe të ritë që të jenë t’urtë.
7Mbë të gjithë bën vetëhenë tënde ksomblë të punëravet së mira. Ndë dhidhahi të jeç i paluajturë e i nderçim.
8Fjala të jetë e shëndoshë e e pasharë, kaqë që të turpëronetë ai që rri kondrë e të mos mundjë të thotë likshtë për juvet.
9Kopijtë të bindenë ndë zotërinj të ture, mbë të gjitha të jenë të pëlqierë, të mos thonë fjalënë kondrë.
10Të mos vjedhënë, po mbë çdofarë punë të dëftojënë besë të ture, kaqë që të bëjënë nder ndë dhidhaskali të Perndisë sonë mbë gjithë njerëz.
11Sepse u duk dhurëti e Perndisë sotirit sonë mbë gjithë njerëz.
12Që na dhidhaks nevet të arnisjëmë të pabesllëknë edhe dëshërimet’ e jetësë, e të rrojmë ndë këtë jetë me urtëci, me të drejtë, e me besë të mirë.
13Tuke priturë atë të lumurënë shpëresë, e ata të dukuritë të nderit të Perndisë së madhe e sotirit sonë Iisu Hristoit.
14Ai që dha vetëhen’ e tij për nevet, që të na shpëton nevet nga çdofarë paranomie, e të na qëron mbë vetëhe të tij, një llao të cgjedhurë, e ziliar mbë punëra të mira.
15Këto dhidhaks e mpsoi e qërto me çdofarë urdhëri. Ndonjë le të mos të shtjerë poshtë tij.
Currently Selected:
Titonë 2: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.