YouVersion Logo
Search Icon

Titonë 1

1
Krie e parë
1Pavllua, ropi i Perndisë e Apostolli i Iisu Hristoit, sikundrë është besa e së cgjedhuret së Perndisë, e të njohurit’ e së vërtetësë, që është sikundr’ është evsevia.
2Për shpëresë të jetësë pasosurë, atë që Perndia që nukë gënjen e taksi pa dhe të nisurë të jetëvet.
3E ka të çfaqurë mbë kohë të ture fjalën’ e tij, me anë të dhidhahisë që qe besuarë mbë mua me porsi të Perndisë që shpëton nevet.
4Mbë Titonë djalën’ e dashurë sikundr’ është besa që kemi bashkë, dhurëti, ndëjesë, e paq nga Perndia Babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi që shpëton nevet.
5Për këtë punë të laçë ti ndë Krit, që të vëç mb’udhë ato që lipsenë, e të vëç qutet mbë qutet Priftër, sikundrë të paçë porsiturë unë.
6Njerinë që të jetë pa kallëzi, që ka pasurë një grua vetëmë, që të ketë djelmt’e tij të besësë, që të mos jenë kallëzuarë ndë kurvëri, a të jenë të pabindurë.
7Sepse duhetë që Piskopi të jetë pa faj, si Ikonom i Perndisë, jo perifan, jo zëmërak, jo arsëz, jo i dhënë ndë verë, jo rrahës, jo lakëmeës.
8Po të dojë të huajtë, të dojë të mirënë, të jetë i mbëjedhurë, i drejtë, Shënjt, i mbajturë.
9Të mbahetë nga fjal’ e besësë së dhidhahisë, që të mundjë t’apë nasihat së tjerëvet, me dhidhaskali të shëndoshë, e të qërtojë ata që rrinë kondrë.
10Sepse janë shumë të pabindurë, fajëtorë e gënjeshtjarë, e më tepërë ata që janë nga nemuri i së prerëvet.
11Ature duhetë t’u thurjënë gojënë. Ata nakatosjënë gjithë shtëpitë tuke dhidhaksurë punëra që s’kanë hie, për të poktisurë pak gjëkafshë.
12Çocili prej suresh, profit i ture, tha: Kritikotë janë kurdo gënjeshtjarë, bishë të këqia, barqe të pambushura.
13Këjo fjalë ësht’ e vërtetë, andaj qërtoi ti ata fort, që të shëronenë ndë besë.
14Të mos vënë veshnë ndë pralla të Çifutet e ndë porsira të njerëzet, që urrejënë të vërtetënë.
15Të gjitha janë të qëruara për të qëruaritë, e për të pëgërë pa e për të pabesëtë, s’është ndonjë e qëruarë, po ësht’ e molepsurë mëndëja e ture edhe fiqiri.
16Molloisjënë se njohënë Perndinë, e me të bënat’ e ture e arnisjënë, sepse janë të ndierë, e të pabindurë, e të pavëjierë mbë çdofarë punë të mirë.

Currently Selected:

Titonë 1: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in