Apolalipsi 3
3
Krie e tretë
1E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Sardhit shkruaj: Kështu thotë ai që ka të shtatë Shpirtëret’ e Perndisë, e të shtatë ulltë; i di punët’ e tua, e qish ke ëmër të gjallit, e je i vdekurë.
2Bënu i cgjuarë e forco të tjeratë, ato që janë për të vdekurë, sepse s’kam gjeturë punët’ e tua të plota përpara Perndisë.
3Kij adha ndër mënd ato që more, e që digjove, e ruaji e metanois; e ndë mos qëndrofç cgjuarë, do të vij tek ti posi kusar, e do të mos e diç ç’kohë vij tek tij.
4Ke pak ëmëre ndë Sardhë, që nukë molepsnë rrobat’ e ture, e do të vijënë me mua veshurë ndë rroba të bardha; sepse janë të zotë.
5Ai që të mundjë, kij do të vishetë ndë rroba të bardha, e do të mos ja shuaj ëmërin’ e tij nga kart’ e jetësë, e do të rrëfej ëmërin’ e tij përpara babait sim, edhe përpara Ëngjëjet së tij.
6Ai që ka vesh, le të digjojë ç’thotë Shpirti ndë qishëra.
7E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Filladhellfisë shkruaj: Kështu thotë Shënjti, i vërteti, ai që ka quçn’ e Dhavidhit, ai që hap e ndonjë s’e mbill, e që mbill’ e ndonjë s’e hap.
8T’i di punërat’ e tua; ja, që kam vënë përpara teje një derë të hapëtë, e atë s’mund ta hapjë ndonjë; sepse ke pak fuqi, e më ruajte fjalënë time, e nuk’ arnise ëmërinë tim.
9Ja, që do t’ap nga sinagoji i satanait, ata që thonë se janë Iudhej, e nukë janë, po gënjejënë; ja, do t’i bëj ata që të vijënë e të falenë përpara këmbëvet së tua, e të njohënë që unë të kam dashurë.
10Sepse ruajte porsin’ e durimit sim, edhe unë do të të ruaj ti nga sahati i pirasmoit, atij që ka për t’ardhurë mbi gjithë dinia, të gucitjë ata që janë mbi dhe.
11Ja, që vij me të shpejtë; ruaj atë që ke, që të mos të marrë njeri kurorënë tënde.
12Atë që të mundjë, do ta bëj kollonë ndë qishë të Perndisë sime, e do të mos dalë më jashtë, e do të shkruaj mbë të ëmërin’ e qutetit së Perndisë sime, të Ierusalimit së ri, që cbret nga qielltë prej Perndiet sime, edhe ëmërinë tim të rinë.
13Ai që ka vesh, le të digjojë atë që thotë Shpirti mbi qishëra.
14E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Llaodhiqisë shkruaj: Kështu thotë i vërteti, martiri i besësë, edhe i vërteti, e nisura e punëravet së Perndisë.
15T’i di punërat’ e tua, sepse s’je as i ftohëtë as i ngrohëtë; makar të jeshe a i ftohëtë, a i ngrohëtë.
16Sepse adha je i vagëtë, e s’je as i ftohëtë as i ngrohëtë, do të nis të të vjell nga goja ime.
17Sepse thua: Jam i pasurë e i gjeçim, e s’kam hri nga ndonjë; e nuk’ e di që ti je heqësi e i gjëmuari, e i varfëri, e i verbëri, e i sveshuri.
18Të ap tij nasihat që të bleç nga meje ar të shkuarë e të dhoqimasurë nga zjari, që të bëneç i pasurë, edhe rroba të bardha, që të visheç, që të mos të duketë turpi i së shveshurit sate, e liej me alifí sit’ e tua, që të shohç.
19Un’ ata që dua i qërtoj, e i mundoj; kij adha zili, e metanis.
20Ja, që rri mbë derë, e çokanis derënë; kush të më digjojë zënë, e të më hapjë derënë, do të hij tek ai, e do të dërkuj me të bashkë, e ai me mua.
21Ai që të mundjë, do t’i ap atij të rrijë me mua bashkë ndë fron tim, sikundrë munda edhe unë, e ndënja bashkë me babanë tim ndë fron të tij.
22Ai që ka vesh le të digjojë atë që thotë Shpirti mbë qishëra.
Currently Selected:
Apolalipsi 3: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.