YouVersion Logo
Search Icon

Apolalipsi 4

4
Krie e katërtë
1Pastaje paçë, e ja, një portë e hapëtë ndër qiell, e zëri i parë që digjova posi i zurnasë, që kuvëndon me mua, e më thosh: Hipë këtu, e do të të dëftoj tij punëtë që do të të gjajënë pastaje.
2E me të shpejtë u rrëmbieç nga Shpirti, e ja, që një fron qe ngrehurë ndë qiell, e mbi atë fron rrij një.
3E ai që rrij shëmbëllen mbë të parë si guri i Aspidit e Sardhësë; e rrotullë fronit qe një ilibé që shëmbëllen mbë të parë si Smaragdhi.
4E rrotullë fronit njëzet e katër frone; e mbi frone paçë të njëzet e katër pleqtë që rrijnë, e qenë veshurë me rroba të bardha, e mbë krerë të ture kishnë korona t’arta.
5E nga froni dilë vetëtimëra, e gjëmime, e zënjëra, e përpara fronit shtatë llambadha të dhezura, ato që janë të shtatë Shpirtëret e Perndisë.
6E përpara fronit një det i qelqtë, që gjan me kristal; e ndë mes të fronit, e rrotullë fronit, katër kafshë plot me si përpara e prapa.
7E kafsha e parë gjan me Leondar, e kafsha e ditë gjan me Viç, e kafsha e tretë kish suratnë posi Njeriut; e kafsha e katërtë gjan me Aeto që fluturon.
8E të katër kafshëtë kish cilado mbë vetëhe të ture nga gjashtë krahë rrotullë, e brëndazi qenë plot me si; e s’kanë të prëjturë as ditë as natë tuke thënë: Shënjt, Shënjt, Shënjt, Zoti Perndia, ai q’i mban gjithë, ai që qe, ai që është, e ai që do të vijë.
9E tek ipnë kafshëtë lëvdim, e nder, e efharisti atij që rrij mbë fron, e që rron mbë jetë të jetëvet.
10Bijnë mbë dhe të njëzet e katër pleqtë përpara atij që rrij mbi fron, e i falishnë atij që rron ndë jetë të jetëvet, e vijnë mbë dhe koronat’ e ture përpara fronit, tuke thënë.
11I zoti je ti, o Zot, të març lëvdim, edhe nder, edhe fuqinë; sepse ti bëre gjithë punëratë, e për thelimë tënde kanë ato të qënënë, e qenë bërë.

Currently Selected:

Apolalipsi 4: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in