YouVersion Logo
Search Icon

Apolalipsi 2

2
Krie e ditë
1Mbë Ëngjëll të qishësë Efesosë shkruaj: Kështu thotë ai që mban mbë dorë të djathëtë të tij të shtatë ulltë, e ecën ndë mes të shtatë lihnivet t’arta.
2I di punët’ e tua, e mundimnë tënd, edhe durimnë tënd, e që nukë mund të duroç të këqinjtë; e që ke vënë mbë dhoqimí ata që thonë se janë Apostoj, e nukë janë; e i ke gjeturë ata gënjeshtjarë.
3E durove, e ipomoní ke, e u mundove për ëmër tim, e nuk’ u lodhe.
4Ma kam kondrë teje, sepse ke lënë dashurinë tënde të parënë.
5Kujtou adha ngaha re, e bën metani, e puno si përpara; e ndë mos, vij tek tij shpejt, e do të loz nga vënd’ i saj lihninë tënde, ndë mos metanoiç.
6Po këtë ke të mirë që nukë do punët’ e Nikollaitet, ato që edhe ai unë nukë dua.
7Kush ka veshë le të digjojë atë që thotë Shpirti mbë qishëra; atij që mund do t’i ap të hajë nga druri i jetësë, që është ndë mes të Paradhisit së Perndisë.
8E mbë Ëngjëllin’ e qishësë i Smirnit shkruaj: Kështu thotë ai që është i parë edhe i pastajmë, e që u bë i vdekurë, e rron.
9I di punët’ e tua, edhe shtrëngimnë, edhe varfërinë, (ma je i pasurë) edhe vllasfimin’ e ature që thonë vetëhenë se janë Iudhej, e nukë janë, po janë mbëjedhëjë e Satanait.
10Mos u friko për ato që ke për të pësuarë; ja, që djalli ka për të vënë dica prej jush ndë hapsanë, që të dhoqimasi; e do të kini shtrëngim për dhjetë dit; qëndro i besësë ngjera mbë vdekëjë, e do t’ap ti kurorën’ e jetësë.
11Ai që ka vesh, le të digjojë ç’thotë Shpirti ndë qishëra; ai që mund thotë, do të mos dëmëtonetë nga vdekëja e ditë.
12E mbë Ëngjëllinë që është ndë qishë të Pergamosë, shkruaj: Kështu thotë ai që ka kordhën’ e prëhurë me di presa.
13I di punët’ e tu, e mbë ç’vënd rri ti, tek ka fronë Satanai; e mban ëmërinë tim, e nuk’ arnise besënë time, as mb’ato dit kur Antipa, martiri im i besësë, që u vra ndë mes tuaj te rri satanai.
14Po kam kondrë tij dica pak punëra, sepse ke atje ata që mbajnë dhidhaskalin’ e Vallaamit, atij që dhidhaks Vallaknë të vij skandallo përpara bijet së Israilit, që të hajnë nga ato që therjënë nd’Idhole, edhe të kurvërojnë.
15Kështu ke edhe ti ata që mbajnë dhidhahin’ e Nikollaitet, që nukë dua.
16Metanois; e ndë mos, do të vij shpejt tek ti; e do të lëftoj me ata me kordhë të gojësë sime.
17Ai që ka vesh, le të digjojë ç’thotë Shpirti ndë qishëra; atij që të mundjë do t’i ap të hajë nga Mana e fshehurë, e do t’i ap atij një halik të bardhë, e mbi halik ëmër të ri shkruarë, që s’e njeh njeri, veçe atij që e merr.
18E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Thiatirësë shkruaj: Kështu thotë i biri i Perndisë, që ka sit’ e tij posi flakë të zjarit, e këmbët’ e tij gjajënë posi me orihallko.
19I di punët’ e tu, edhe durimnë tënd, edhe punët’ e tua të pastajmetë më të shuma të së paravet.
20Po kam kondrë teje pak punëra, sepse lë gruanë Iezavelnë, që bën vetëhen’ e saj profiteshë, të dhidhaksjë e të gënjejë ropt’ e mi, të bienë ndë kurvëri e të hanë nga ato që therënë nd’Idhollë.
21E i dhaçë asaj kohë të metanois nga kurvëria e saj, e nukë metanoisi.
22E ja unë do ta shtrij atë ndë një shtrat, edhe ata që kurvërojënë me të bashkë, do të jenë ndë shtrëngim të madh, ndë mos metanoiçinë nga punët’ e ture.
23Djelmt’ e saj do t’i vras me vdekëjë, e do të njohënë gjithë qishëtë, se unë jam ai që kërkoj veshëjatë edhe zëmëratë; e do t’i ap cilitdo nga jush sikundrë punon.
24Edhe juvet thom, edhe gjithë të tjerëvet që janë ndë Thiatirë, sa nukë kanë këtë dhidhahi, e ata që nukë njohnë të thellat’ e satanait, sikundrë thonë, nukë vë mbi juvet tjetër barrë.
25Po mbai atë që kini, ngjera sa të vij unë.
26E ai që do të jetë mundës, e do të ruajë ngjera më të pastajmenë punët’ e mia, do t’i ap urdhër atij mbi filira.
27E do t’i qiverrisjë ata me shkop të hekurtë, e do të thërmonenë posi enët e balta, sikundrë mora edhe unë nga babai im.
28E do t’i ap atij ulln’ e mëngjesit.
29Ai që ka vesh, le të digjojë ç’thotë Shpirti ndë qishëra.

Currently Selected:

Apolalipsi 2: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in