YouVersion Logo
Search Icon

Iakovit 3

3
Krie e tretë
1Mos doi të bëneni shumë dhaskalë, o vëllazërit’ e mi, sepse e diji që do të marrëmë më t’ashprë gjuq mbë vetëhe.
2Sepse shumë punëra fëjejëmë gjithë. Ai që nukë fëjen mbë fjalë, kij është njeri i sosurë, i zoti të vërë frë edhe gjithë kurmit.
3Ja, tek vëmë frëne kuajet ndë gojë, që të na bindenë nevet, e u rrotullojmë gjithë kurminë.
4Ja, edhe karavetë ndonëse janë kaqë të mëdhinj, e ndonëse shturenë nga erëra të forta, kthenenë nga një temon i vogëlë atje tek do ai që e qivernis.
5Kështu edhe gjuha është një anë e vogëlë, e mburretë mbë shumë punëra. Ja, pakëzë zjar sa pill të madh djeg.
6Edhe gjuha është një zjar, një jetë e së shtrëmbërësë, gjuha është vënë ndë mes të melevet sona, e moleps gjithë kurminë. E kur të jetë dhezurë nga pisa e kollasit, atëherë djeg trohon’ e të rruajturit sonë.
7Sepse gjithë fisi i bishëvet, edhe i fluturakëvet, edhe i gjërpinjet, e i pishqet cbutenë, e janë cbuturë nga fuqi e njerëzet.
8Ma gjuhënë ndonjë nga njerëzitë nukë mund ta cbutjë. E kaqë që s’mund t’i vihetë frë, plot me helm të mortit.
9Me atë bekojëmë Perndinë e Babanë, e me atë mallëkojëmë njerëzitë që janë bërë me konismë të Perndisë.
10Nga një gojë e tillë del bekimi edhe mallëkimi; nukë mundjënë të venë këto punëra kështu, o vëllazërit’ e mi.
11Mund vallë kroi të burojë nga një i tili kanal ujë të ëmblë edhe të pikëtë?
12Mund vallë, o vëllazërit’ e mi, fiku të bëjë ullinj, a dhria fiq? Kështu edhe kroi nukë mund të bëjë ujë të kripurë edhe të ëmblë.
13Kush është sofo edhe i dijturë ndër ju? Le të dëftojë ai me anë të jetësë e mirë punërat’ e tij që janë bërë me të butë të së dijturit.
14E ndë kini juvet zili të pikëtë e qartëra ndë zëmëra tuaj, mos mburri, e mos gënjeni kondrë së vërtetësë.
15Nuk’ është këjo sofi e cbriturë lartazi, po e dheut, kafshërishte, e së paudhit.
16Sepse tek është zili e filloniqi, atje është akatastasi, e çdo pun’ e ligë.
17E sofia që është lartazi, protoparë ësht’ e qëruarë, e pastaje që bën paq, e butë, e bindurë, plot me ndëjesë e me pemmë të mira, e largë nga të ksetaksuritë, e pa ipokrisi.
18E pemm’ e së drejtësë pa mbilletë ndë paq mb’ata që bëjënë paq.

Currently Selected:

Iakovit 3: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in