Iakovit 2
2
Krie e ditë
1Vëllazërit’ e mi, mos doi të kini besënë të nderçurit Zotit sonë Iisu Hrishtoit me të cgjedhura të faqevet.
2Sepse ndë riftë ndë mbëjedhëjë tuaj një njeri që ka unazë t’artë me rroba të llampsura, e të hijë edhe një i varfërë me rroba të lerosura.
3E do të vështroni mb’atë që ka veshurë rrobën’ e llampsurë, e do t’i thoi atij: Rri ti këtu mirë me të prëjturë. E të varfërit pa do t’i thoi: Ti qëndro atje, a rri këtu përpara fronit të këmbëvet së mia.
4E nukë bëtë juvet të shquarë mbë ta, e u bëtë gjukatës mbë të menduara të liga?
5Digjoni, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, nukë ka cgjedhurë Perndia të varfërit’ e kësaj jetet, të pasurë ndë besë e klironomë të mbretërisë që ka taksurë ature që e duanë atë?
6Ma juvet ksenderuatë të varfërinë. Nukë janë të pasuritë ata që u shtridhjënë juvet me zotëri, e ju heqëjnë juvet ndë gjuqëra?
7Nukë jan’ ata që shajënë atë ëmërin’ e mirë, që me ata thirri juvet?
8Ndë ruani pa juvet nomnë e mbretit, sikundrë thotë karta, të duaç gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde, mirë bëni.
9Ma ndë jini nga ata që cgjedhënë faqera, bëni faj, e jini qërtuarë nga nomi si paranomë.
10Sespse ai që do të ruajë gjithë nomnë e të fëjejë mbë një, u bë fajëtuar mbë të gjitha.
11Sepse ai që tha: Mos miheps, tha, edhe, mos vraç. E ndë mos kurvërofç, po të vraç, u bëre prishësi i nomit.
12Kështu kuvëndoni, e kështu bëni, sikur jini për të gjukuarë me nom t’elefterisë.
13Sepse gjuqi ësht’ i pandëjesë mb’atë që nukë bëri ndëjesë, ma ndëjesa mburretë kondrë gjuqit.
14Ç’është mbrodhi, o vëllazërit’ e mi, ndë thashtë njeri që ka besë, e nukë ka punëtë, mos mund besa të sosjë atë?
15Nd’është vëllai a motra cveshurë, e u lipsetë buk’ e sorme.
16E t’u thotë ndonjë nga juvet ature: Hajdeni ndë të mirë, ngrohi, e ngosi, e të mos u epni ature, ato që u duhenë për kurm, ç’është mbrodhi?
17Kështu edhe besa, ndë mos pastë punëratë, ësht’ e vdekurë mbë vetëhë të saj.
18Mbase do të thotë ndonjë: Ti që ke besë, e unë kam punëra, dëftomë ti mua besënë tënde nga punërat’ e tua, e unë do të të dëftoj tij besënë nga punërat’ e mia.
19Ti beson që Perndia është një, mirë bën; edhe të paudhëtë besojënë, edhe dridhenë.
20Ma do të njohç, o njeriu i mbrazëtë, se besa pa punëratë ësht’ e vdekurë?
21Avraami, Babai inë, nuk’ u bë i drejë nga punëratë, tuke prurë Isaaknë të bir’ e tij kurban mbë thisiastir?
22Ti e sheh që besa punon bashkë me punëra të tij, e nga punëtë besa ju bë e sosurë.
23E u pogua karta që thotë: Besoi Avraami mbë Perndinë, e ju zu nde ai për të drejtë, e është quajturë miku i Perndisë.
24E shihni juvet adha që për punëratë bënetë i drejtë njeriu, e jo nga besa vetëmë?
25Kështu lloi edhe kurva Rahavi, nuk’ u bë e drejtë nga punëtë, kur priti ëngjëjtë e i nxori nga tjetër udhë?
26Sepse sikundr’ është kurmi i vdekurë pa Shpirt, kështu edhe besa është e vdekurë pa punëra.
Currently Selected:
Iakovit 2: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.