YouVersion Logo
Search Icon

Iakovit 4

4
Krie e katërtë
1Nga janë luftëratë e qartatë ndër juvet? Jo këteje, nga dëshërimetë tuaj që ecëjnë si trima ndë mele tuaj?
2Dëshëroni, e nukë kini. Vritni, e zilepsni. E nukë mundni të gjeni. Qërtoni e lëftoni e nukë mundni të gjeni skoponë, sepse nuk’ e kërkoni juvet.
3Kërkoni e nuk’ mirri, sepse kërkoni likshtë që të prishni ndë të pëlqiera tuaj.
4Kurvjarë e kurvjare, nuk’ e diji juvet se miqësia e kësaj jetet është hasmëri e Perndisë? Cilido që të jetë miku i kësaj jetet, bënetë armiku i Perndisë.
5A mejtoni që thotë mbë të mbrazëtë karta: Shpirti që ndënji mbë nevet u do me dashuri të zilisë?
6E ai ep një dhurëti më të madhe, pra andaj thotë: Perndia mb’ata që mbahenë mbë të madh, u rri kondrë, e së unjëvet u ep dhurëti.
7Binduni adha te Perndia, rrini kondrë të paudhit, e do të ikëjë prej jush.
8Afëroni Perndisë, e do të afëronetë mbë juvet. Pastroni duartë, o fajëtorë, e kërkoni zëmëratë tuaj, o njerëz me di faqe.
9Pikëlloni, e rriji mbë të zi, e qai. Gazi juaj le të kthenetë mbë zi, e gëzimi mbë helm.
10Unjuni përpara Zotit, e do t’u ngrërë juvet.
11Mos thoi të keq njeri për jatërinë, o vëllazër. Ai që flet likshtë për vëllanë, a gjukon vëllan’ e tij, ai gjukon nomnë. Nukë je ruajtësi nomit, po gjukatasi.
12Një është nomotheti, ai që mund të sosjë, edhe të humbasë. Ma ti që gjukon tjatërinë, cili je?
13Ejani juvet adha ndashti që thoi: Sot a nesëret do të vemi ndë këtë qutet e do të mbillemi atje një motëmot, e do të reshperojëmë edhe do të fitojëmë.
14Juvet që nuk’ e diji atë që do të jetë nesër, sepse ç’është jeta juaj? Ajo është një avull që për një çikë duketë, e pastaje humbetë.
15Ndaje të thoshetë juvet: Ndë dashtë Zoti, e do të rrojmë, e të bëjmë këtë, edhe atë.
16Ma ndashti mburri mbë të mbajturë të madh tuaj. Çdo të mburrurë të tillë është të liga.
17Cilido adha njeh të bëjë të mirënë, e nuk’ e bën, ai është mbë faj.

Currently Selected:

Iakovit 4: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy