Çifut 6
6
Krie e gjashtëtë
1Pra andaj si të lëmë të kuvënduaritë për nisëjë të Krishtit, le të vemi bara mb’atë që është më i sosurë, pa shtirë për së ditit themeli të kthierit nga punët’ e mortit e të besësë mbë Perndinë.
2Të dhidhaskalisë pagëzimevet, edhe nga të vënët’ e duaret, edhe nga të ngjallët’ e së vdekuret, e gjuqëesë pasosurë.
3E këtë do ta bëjmë ndë na e ndëjeftë Perndia.
4Sepse ësht’ e zahmeçime, që ata që panë qënë njëherë ndriturë, e që kanë dhoqimasurë dhurëtin’ e Qiellit, e patnë qënë bërë pjesëtarë mbë Shpirtinë Shënjt.
5E që kanë dhoqimasurë fjalën’ e mirë të Perndisë, e fuqit’ e jetësë që vjen.
6E janë (pa) gremisurë, të përtërihenë edhe një herë mbë metani, tuke kriqasurë për së ditit mbë vetëhe të ture të bir’ e Perndisë, e ta nxjerënë mbë të ksenderturë.
7Sepse dheu që pi shinë që [bjen] mbë të shumë herë, e pjell barëra të mira mb’ata që e punojënë, merr bekim nga Perndia.
8Ma ndë nxjertë gjëmba e trivole, është e shtirë poshtë, e afër për të mallëkuarë, më e pastajmea e saj është për të djegurë.
9U taksjëmë më të tepëra punëra për juvet, o të dashurë, e më të vëjiera për sotiri tuaj, ndonëse kuvëndojmë kështu.
10Sepse nuk’ ësht’ adhiko Perndia, që të harojë punëratë tuaj, e mundimn’ e dashurisë që kini dëftuarë për ëmër të tij, me atë që shërbietë Shënjtorëtë, e më atë që i shërbeni.
11Ma dëshërojmë që cilido nga jush të tillëtë të shpejtë të dëftoni, që të bënetë e sosurë shpëresa ngjera mbë të pastajmenë.
12Që të mos bëni të përtuarë, po të gjani ature që klironomisjënë të taksuratë me besë e me durim.
13Sepse Perndia kur taksi Avraamit, përse nuk kish tjetër gjë më të madh që të përgjëronej, u përgjërua mbë vetëhe të saj.
14Tuke thënë: Vërtet, që unë do të të bekoj fort shumë, e do të të shtoj fort shumë.
15E ashtu ai tuke duruarë me zëmërë të gjerë, e mori të taksuritë.
16Sepse njerëzitë përgjëronenë për atë që është m’i madh se ata, e për çdofarë antillogjie ësht’ e sosurë mbë ta beja për të veveosurë.
17Për atë punë si deshi Perndia më tepërë të dëfton ndë klironomë të pandërruarënë e kshillit së tij, vuri ndë mes benë.
18Që me anë të di punëravet të paluajturavet, mb’ato që nukë mund të gënjejë Perndia, kemi një parigori të madhe nevet që kemi marrë udhënë të mbamë shpëresënë që kemi përpara.
19Atë shpëresë e mbamë posi angure të paluajturë e siguro të Shpirtit, e ajo hin ngjera mbë të brëndëshmë të velesë.
20Tek hiri Iisui prodhromo për nevet, e u bë Arhieref, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut, për jetë të jetësë.
Currently Selected:
Çifut 6: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.