YouVersion Logo
Search Icon

Çifut 7

7
Krie e shtatëtë
1Sepse kij Melhisedheku (qe) mbreti i Salimit, Prifti i Perndisë lartë, ai vate të piqej Avraamnë kur kthenej nga mundie e mbretëret, e e bekoi atë.
2Nde ai Melhisedheku dha Avraami edhe të dhjetënë e gjithë punëravet. Ai herën’ e parë quhetë mbreti i së drejtësë, e pastaje mbreti i Salimit, që domethënë mbreti i paqit.
3Pa baba, e pa Mëmë, e pa Gjeneallogji, pa pasurë nisëje ditet, e të sosurë të jetësë, tuke gjajturë me të bir’ e Perndisë, mbetetë Prift për gjithë jetë.
4Ma vështroni sa qe i madhi kij, sa që i dha edhe të dhjetënë atij Patriarhu Avraam nga preja.
5Ndashti ata nga të bijt’ e Leviut, që kanë marrë Priftërinë, kanë ordhini të marrënë të dhjetënë nga llaoi, sikundrë thotë nomi, domethënë nga vëllazërit’ e ture, ndonëse ata panë dalë nga mesi i Avraamit.
6Ma ai që s’është nga ata që u rrëfenetë fjala, mori të dhjetënë nga Avraami, e bekoi atë që pat të taksuratë.
7Ndashti pa ndonjë shubehé m’i vogëli nga m’i madhi merr bekimnë.
8E këtu marrënë të dhjetënë njerëzitë e vdekurë; ma atje (merr) ai, që martirisetë se rron.
9E (të thomi kështu) edhe ai Leviu që mbëjedh të dhjetënë, u dhekatis nde Avraami.
10Sepse ai qe akoma ndë mes të Babait, kur i dolli atij përpara Melhisedheku.
11Ndë qe adha të teliosuritë me anë të Priftërisë Leviut (sepse ndënë këtë mori nomnë Llaoi) çfarë hrie bëri pastaje, që të dil jashtë një tjetër Prift, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut, e të mos qe thënë si taksi i Aaronit?
12Sepse Priftëria kur vjen nga njeri mbë jetërinë, duhetë të ndërronetë edhe nomi.
13Sepse ai që thuhenë këto punëra për të, mbahetë nga jetërë fili, që nga ajo s’pat punuarë ndonjë ndë thisiastir.
14Sepse është pun’ e çfaqurë, që nga fili e Iudhësë leu Zoti inë, që mb’atë fili Moisiu nukë foli kurrë gjë për Priftëri.
15E këjo kaqë më shumë është çfaqurë, sepse një jetër Prift del jashtë, që ka të shëmbëllierë me Melhisedheknë.
16Ai u bë Prift jo sikundr’ është nomi i ritëvet e porsivet së kurmit, po për fuqi një jetet së paprishurë.
17Sepse kështu e martirisi Perndia, tuke thënë: Ti je Prift për gjithë jetë sikundr’ është taksi i Melhisedhekut.
18Ndashti porsi e parë kthenetë prapë, për smundëjë të saj e të pavëjierë.
19Sepse ndonjë punë nukë pru ndë të teliosurë nomi, po pas atij hiri një shpëresë më e mirë, që me anë të saj afëronemi Perndisë.
20E më shumë, (Prift) jo pa të përgjëruarë.
21(Sepse të tjerëtë janë bërë Priftër pa të përgjëruarë, ma kij me të përgjëruarë, nga ai që i thot’ atij: U përgjërua Zoti, e nukë kthenetë prapë. Ti je Prift për jetë pas jetet, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut.)
22Kaqë më së mirë dhiathiqit u bë mesít Iisui.
23E ata janë bërë shumë Priftër, sepse mortia nuk’ i lij të duroijnë shumë.
24Ma kij sepse mbetetë jetet, e ka Priftërinë të paçkëputurë.
25Andaj edhe mund gjithnjë të sosjë ata që afëronenë me anë të tij nde Perndia, tuke rruarë gjithënjë për të luturë për ta.
26Sepse i tili duhej të ish ndë nevet Arhieref, Shënjt, i pafaj, i pazhierë, i çquarë nga fajëtorëtë, e i ngriturë më lart se Qielltë.
27Ai nukë ka hri si ata Arhierejtë, që të bëjë kurban përdita më përpara për faje të tij, e pastaje për (faje) të llaoit; sepse këtë e bëri ai një herë, kur pru (kurban) vetëhen’ e tij.
28Sepse nomi bëri Arhierej njerëz që kishnë smundëjë; ma fjala e së përgjëruarit që u bë pas nomit (bëri) bir të teliosurë ndë jetë pas jetet.

Currently Selected:

Çifut 7: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in