YouVersion Logo
Search Icon

Çifut 5

5
Krie e pesëtë
1Sepse çdo Arhieref që mirretë nga njerëzitë e vihetë (Arhieref) për të mirë të njerëzet mbë gjith’ ato punë që duhetë të bënenë mbanë Perndisë, që të bjerë dhurëtira, kurbane për faje.
2Që mund të ketë simpathi mbë të padijturitë e mbë të pllanepsuritë, sikundr’ ësht’ edhe ai pështjellë me smundëjë.
3E ndaje duhetë si për llaonë, kështu edhe për vetëhe të tij të bjerë kurban për faje.
4E ndonjë të tillë nder nuk’ e merr nga vetiu, përveçme ai që thërritetë nga Perndia posi edhe Aaroni.
5Kështu edhe Krishti nuk’ u nderua prej vetiut, me të bërë Arhieref, po (e nderoi) ai që i tha: Biri im je ti, unë sot të kam pjellë.
6Sikundrë thotë edhe gjekët: Ti je Prift mbë gjithë jetë, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut.
7Ai (Krishti) ndë dit të kurmit së tij, si pat prurë të fala e të lutura me të thirrë të fortë e me lot mb’atë që mund ta shpëton atë nga vdekëja, e si u digjua për evllavi.
8Ndonëse qe bir, mpsoi nga ato që pësoi të gjegjuritë.
9E tuke sosurë u bë aformi shpëtimit së pasosurë mbë gjith’ ata që janë tek ai të digjuarë.
10Sepse është thirrë nga Perndia Arhieref, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut.
11Për atë shumë punëra kemi për të thënë nevet, e të zahmeçime me të ksijisurë, sepse jini bërë të gurëtë ndë veshë.
12Sepse tek dojëtë të jeshëtë dhaskalë sa për kohë, kini hri që t’u dhidhaksetë juvet përsëri cilatë janë stihitë e të nisurit së kuvëndevet së Perndisë; e jini të tillëtë që kini hri për qumështë, e jo për të ushqierë të shëndoshë.
13Sespe ai që është mbë qumështë, nukë ka praks ndë fjalë të së drejtësë, sepse ai është foshnje.
14Ma gjella e shëndoshë është për të tamamptitë, për ata që për të mpsuarë, kanë sitë të hapëta për të njohurë të mirënë e të ligënë.

Currently Selected:

Çifut 5: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in