Çifut 4
4
Krie e katërtë
1Le të trëmbemi adha se mos lihetë të taksurit’ e së hijturit ndë të prëjturë të tij, e gjëndetë ndonjë nga jush që mbetetë prapa.
2Sepse nevet jemi vangjelisurë, posi edhe ata; po s’i vëjeu ata fjala që digjuanë, sepse nukë qe bashkuarë me besë, mb’ata që e digjuanë.
3Sepse nevet që kemi besuarë hijëmë nd’ata të prëjturë, sikundrë tha: Si bëra be nd’urgji time, nukë do të hijënë ndë të prëjturë tim. E vërtet punërat’ e tij janë mbushurë që kur u themelios jeta.
4Sepse tha Perndia ndë një vënd për të shtatënë ditë kështu: E u prëjti Perndia ditën’ e shtatë nga gjithë punët’ e tij.
5E ndë këtë vënd pa: Nukë do të hijënë ndë të prëjturë tim.
6Ndaje adha mbetetë të hijënë dica mbë të, e ata që u qe dhënë haberi i mirë më përpara, nukë hinë për aformi të së pabesllëkut.
7Dhioris përsëri njëfarë dite, tuke thënë me anë të Dhavidhit: Sot, pas kaqë kohet. (Sikundr’ u tha): Sot ndë digjofi zën’ e tij, mos gurëconi zëmëratë tuaj.
8Sepse t’i kish prëjturë ata Iisui i Naviut, nukë duaj të flit më pastaje për tjetër ditë.
9I lipsetë adha llaoit së Perndisë (Savatismó) të prëjturë.
10Sepse ai që hiri ndë të prëjturë të tij, edhe ai u prëjt nga punërat’ e tij, si (u prëjt) edhe Perndia mbë të tijtë.
11Le të shpeitojmë adha të hijëmë nd’ata të prëjturë, që të mos bjerë ndonjë ndë ksomblë të së pabesllëkut.
12Se e gjallë është fjala e Perndisë, e e Zonja, e më e prëhurë se nga çdofarë thiket me di presa, e hin ngjera mbë të ndarë të Shpirtit e të Pnemësë, e të quçëvet e të palcavet, e që ksetaks akoma kujtimetë e silloit’ e zëmërësë.
13E nuk’ është pun’ e bërë që të jetë e padukurë përpara tij, po të gjitha janë lakuriq e të cveshura përpara sivet t’atij, që mb’atë do të apëmë nevet llogori.
14Kur kemi adha një Arhieref të madh, që shkoi ndëpër Qiell, Iisunë të bir’ e Perndisë, le të mbajëmë molloinë tënë.
15Sepse nukë kemi një Arhieref që nukë mund t’i vijë likshtë për të smundura tona, po (kemi) atë që u piraks bara mbë të gjithë, për vetëmë fajit.
16Le të afëronemi adha me tharos ndë fron të nderit, që të marrëmë ndëjesë e të gjejëmë hir e ndihmë ndë kohë që lipsetë.
Currently Selected:
Çifut 4: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.