Çifut 3
3
Krie e tretë
1Andaje, vëllazër Shënjtorë, të thirrë ndë të thirrturë të Qiellet, vështroni Apostollonë e Arhierefnë të mollojisë sanë, Iisu Hristonë.
2Që ai ësht’ i besësë mb’atë që e bëri atë (Apostoll edhe Arhierea), si edhe Moisiu (që u bë i besësë) ndë gjithë shtëpi të tij.
3Sepse kij u nderua kaqë më tepërë nga Moisiu, sa është nga shtëpia më i nderçim ai që e bën.
4Sepse çdo shtëpi dërtonetë nga ndonjë; e ai që dërtoi gjithë punëtë është Perndia.
5E Moisiu qe i besësë mbë gjithë shtëpi të tij, si shërbëtuar, që të qe martir i gjith’ ature punëravet që duajnë të thuhishnë.
6Ma Krishti është posi bir mbi gjithë shtëpi të tij. Ajo shtëpi e tija jemi nevet, ndë mbajtishim ngjera mbë të sosurë pa luajturë tharosnë e nder’ e shpëresësë.
7Andaj, sikundrë thotë Shënjti Shpirt: Sot ndë digjofi zën’ e tij.
8Mos gurëconi zëmëratë tuaj, si ndë kohë të pikëllimit, ndë ditë të piraksisë nd’erimi.
9Tek më piraksnë mua baballarëtë tuaj, bënë dhoqimi mbë mua e panë punët’ e mia dizet vjet.
10Andaj urreva atë fili, e thaçë: Këta venë gjithënjë tuke humburë udhënë me zëmërë të ture, e nukë i njohnë udhët’ e mia.
11Kaqë sa bëra be me të zëmëruarë, që nukë do të hijënë kurrë ndë të prëjturë tim.
12Vështroni, vëllazër, që të mos jetë kurrë mbë ndonjë nga jush zëmërë e keqe e pabesësë, që të mërgoni nga Perndia e gjallë.
13Po mpsoni vetëhenë njeri-jatërinë ngadita, ngjera sa quhetë dit’ e sorme, që të mos gurëconetë ndonjë nga juvet me gënjeshtrë të fajit.
14Sepse jemi bërë shokër me Krishtinë, ndë mbajtishim pa luajturë ngjera më pastaje themelin’ e të qënit.
15Kur thuhetë: Sot ndë digjofi zën’ e tij, mos gurëconi zëmëratë tuaj, si ndë kohë të pikëllimit.
16Sepse ca si digjuanë, e pikëlluanë Perndinë, po jo gjith’ ata që duallë nga Egjiptoja me anë të Moisiut.
17E mbë cilëtë nga ata njerëz qe zëmëruarë ngjera mbë dizet vjet? Jo vallë mb’ata që fëjienë, mb’ata thom që ështërat’ e ture u ranë nd’erimi?
18E mbë cilëtë u përgjërua ai që të mos hijënë ndë të prëjturë të tij, përveçe mb’ata që nuk’ u bindnë?
19E e shohëmë që nukë mundnë të hijnë për të pabesllëk.
Currently Selected:
Çifut 3: ALTMK27
Highlight
Share
Copy

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.