YouVersion Logo
Search Icon

Çifut 2

2
Krie e ditë
1Andaje duhetë nevet kaqë më tepërë të vëmë veshnë mbë punëra që u digjuanë, mos ndodhetë e biemë nga të shkajturitë.
2Sepse nd’është që fjala që u tha me anë të ëngjëjet qe e paluajturë, e çdo paravas, e çdo të padigjuarë mori pagënë që i duhej.
3Qish do të shpëtojëmë nevet ndë mos silloiçim gjë për një kaqë të madhe sotiri? Që ajo nisi të rrëfenej nga Zoti, e na u veveos nevet nga ata që e digjuanë me veshë.
4Sepse martiris Perndia me çuditë e me nishane, e me shumë lloi thavmëra, e me të ndarë të (dhurëtivet) të Shënjtit Shpirt, sikundr’ është thelim’ e tij.
5Sepse nuk’ e vuri ndënë këmbë t’ëngjëjet Perndia jetënë që vjen, atë që flasëmë për të.
6Edhe dicili e martirisi ndë një vënd, e tha: Ç’është njeriu, që ta kujtoç atë, a biri i njeriut, që vete ta shohç atë?
7E ke vogëluarë atë pakëzë gjë nga ëngjëjtë, e ke koroniasurë me lëvdim e me nder, e e ke vënë atë sipër mbë gjithë punëra të tua.
8Gjithë punëratë ja ke vënë ndënë këmbë të tij, sepse si ja vuri atij të gjitha ndënë këmbë, nukë la ndonjë farë kafshë pa vënë ndënë këmbë të tij. Po ndashti nuk’ i shohmë edhe të gjitha të bindura ndënë këmbë të tij.
9Me atë Iisunë që qe pakëzë vogëluarë nga ëngjëjtë, për të pësuarë të vdekëjësë, e shohëmë koroniasurë me lëvdim e me nder, që për dhurëti të Perndisë të dhoqimasjë vdekëjënë për gjithë.
10Sepse kish hie mbë të, që për atë (janë) gjithë punëtë, e me anë t’atij u bënë gjithë punëtë, ai që pru shumë bij ndë nder të teliosej me anë të pësimevet, udhëtori i sotirisë ture.
11Sepse ai që Shënjtëron, edhe ata që Shënjtëronenë (janë) gjithë nga një punë vetëmë. Andaj nukë ka turp t’i quajë ata vëllazër.
12Tuke thënë: Do të rrëfej ëmërinë tënd ndë mes të vëllazëret së mi, do të të këndoj lëvdim ti ndë mes të qishësë.
13E përsëri: Unë do të kem tharos mbë të. E përsëri pa: Ja tek jam unë edhe djelmt’ e mi që më dha Perndia.
14Sepse djelmtë e kanë bashkë kurmnë edhe gjaknë, edhe ai mori pjesë nga të tilatë si edhe ata, që me anë të vdekëjësë, të prishte atë që kish mbretërin’ e vdekëjësë, domethënë djallinë.
15E që të shpëton këta, sa qenë për frikë të vdekëjësë ndë skllavi për gjithë jetë të ture.
16Sepse nukë zihetë prej ëngjëjet, po zihetë prej farësë Avraamit.
17Pra andaj duhej të gjan mbë të gjitha me vëllazër, që të bënej Arhieref lejmonjar, e i besësë mbanë Perndisë, që të qërojë fajet’ e llaoit.
18Sepse mb’atë që besoi ai kur u piraks, mund t’u ndihjë ature që piraksenë.

Currently Selected:

Çifut 2: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in