YouVersion Logo
Search Icon

Gallatë 1

1
Krie e parë
1Pavllua i bërë Apostoll (jo prej njerëzet, as prej anet ndonjë njeriut, po prej Iisu Hristoit, e prej Perndisë babait që ngjalli atë nga të vdekuritë).
2Edhe gjithë vëllazëritë që janë bashkë me mua, mbë Qishëra të Gallatiësë.
3Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia babai, edhe nga Zoti inë Iisu Hristoi.
4Nga ai që dha vetëvetëhenë për faje tona, të na nxjerë nevet nga këjo jetë e sorme e ligë, sikundr’ është thelim’ e Perndisë, e Babait sonë.
5Atij lëvdim ndë jetë të jetëvet. Kështu qoftë.
6Çuditem qish kaqë shpejt shkoni nga ai që u thirri juvet ndë dhurëti të Krishtit mbë tjetërë Ungjill.
7Ndonëse s’është gjë jetërë, përveçe që janë dica që u trubullojnë juvet e duanë ta kthejnë përmbis Ungjill’ e Krishtit.
8Ma (si)kur edhe nevet a Ëngjëll nga Qielli t’u vangjelisjë juvet, përveçe asaj që u kemi vangjelisurë na juvet, qoftë anathema.
9Sikundrë tham më përpara, edhe ndashti pa thom, ndë do ndonjë t’u vangjelisjë përveçe ature që kini mpsuarë, qoftë anathema.
10Sepse ditën’ e sorme njerëz dhidhaks unë (të besoni) a Perndinë? Kërkoj unë mbase të pëlqej njerëzet? Të keshë pëlqierë njerëzet, nukë jeshë ropi i Krishtit.
11Ndashti u bëj të njihni, o vëllazër, se Ungjilli që është vangjelisurë nga meje, s’është pun’ e njerëzet.
12Sepse as unë e mora atë nga njeri, as e kam mpsuarë nga ndonjë njeri, po nga të zbuluaritë e Iisu Hristoit.
13Sepse juvet kini digjuarë të thonë qish bireshë një njeri ndë Iudhaismo, që jashtë nga udha ndjekë unë qishënë e Perndisë e e prishjë atë.
14E vejë mbarë ndë Iudhaismo mbi shumë të tjerë që qenë ndë një vërsë me mua ndë shkallë time, sepse jeshë shumë ziliar ndë të paradhosura të baballarëvet së mi.
15Ma atëherë kur i pëlqeu Perndisë, që më pat zgjedhurë që nga barku i mëmësë sime, e që më thirri për dhurëti të tij.
16Të zbulon tek unë të bir’ e tij, që ta dhidhaksjë un’ atë ndë filira të tjera, atë çast me të shpejta nukë mora kshill nga mishtë e nga gjaku.
17As vajta nd’Ierusalim mb’ata që qenë apostoj përpara meje, po vajta mb’Arapi, e përsëri u kthieçë ndë Dhamasko.
18Pasandaj pas tri vjeç u kthieçë nd’Ierusalim të shohë Petronë, e qëndrova mbanë tij pesëmbëdhjetë dit.
19E tjatër nga apostojtë nukë paçë, përvetëmë Iakovonë vëllan’ e Zotit.
20E ato që u shkruaj juvet, ja që bie Perndinë martir, që nukë thom gënjeshtra.
21E pastaje arçë ndë vënde të Siriësë e të Qiliqiësë.
22E unë nukë jeshë njohurë me të parë ndë qishëra të Krishtit që janë ndë Iudheë.
23Po vetëmë kishnë digjuarë, që ai që na ndiq nevet njëherë, ndashti vangjelis atë besënë që e prishte njëherë.
24E për sebep tim, lëvdoijnë Perndinë.

Currently Selected:

Gallatë 1: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in