YouVersion Logo
Search Icon

Gallatë 2

2
Krie e ditë
1E pastaje pas katërmbëdhjetë vjet, vajta përsëri nd’Ierusalim me Varnavënë, si mora me vetëhë edhe Titonë.
2E vajta sikundrë më apokalipsi Perndia, e u molloisa ature Ungjillë që dhidhaks ndë fili të tjera, e më tepër ature që dukishnë më të nderçurë, se mos ecëj, a mos eca mbë të mbrazëtë.
3Ma as Titua që qe me mua, ndonëse qe Elin, nuk’ u shtrëngua të peritemnej.
4Ma për vëllazërit’ e rrem që hinë fshehura të vijnë re elefterinë tënë, që kemi mbë Krishtinë Iisunë, që të na skllavosjënë nevet.
5Mb’ata nuk’ u bindm as një sahat ndë të gjegjurë që të mbetetë kurdo e vërteta e Ungjillit mbë juvet.
6Ma nga ata që dukenë se kanë nder të madh, çdolloi që të jenë, nuk’ është ndonjë të zgjedhurë nga meje, Perndia nukë vështron të jashtësmen’ e njeriut, sepse ata që dukishnë të mëdhinj nukë dhanë gjëkafshë nga e turea.
7Po kundrë kësaj, si panë se mua më pat qënë dhënë Ungjilli për të papreritë, si Petrosë për të preritë.
8(Sespe ai që i dha Petrosë fuqi nd’Apostollato të së prerëvet, ai dha edhe mua ndë të papreritë).
9E si njohnë dhurëtinë që qe dhënë mbë mua Iakovoi, edhe Qifai, edhe Ioanni, që dukejnë se qenë kollona, na dhanë mua edhe Varnavësë dorën’ e djathëtë, për nishan të shoqërisë, që të vemi të dhidhaksjëmë nevet ndë filira të tjera, e ata ndë të prerë.
10Përveçe të kujtojmë të varfëritë, këtë punë paçë spudhi të bëjë.
11E kur erdhi Petrua nd’Antiohi, qërtova me të faqe për faqe, sepse i duhej të qërtuaritë.
12Sepse pa dhe ardhurë dica nga Iakovoi, ai haj me Ethniko, ma poqë erdhë ata përmbëjidhej e shquan vetëhenë, sepse trëmbej nga të preritë.
13E bashkë me të hiqishnë edhe Çifut’ e tjerë, kaqë sa edhe Varnava u hoq nd’ipokrisi të ture.
14Ma kur paçë unë që nuk’ ecëijnë dreq ndë të vërtetë të Ungjillit, i thaçë Petrosë, përpara gjithëvet: nd’është që ti ndonëse je Çifut, rron si Ethniko e jo Çifutërisht, pse anangas filit’ e tjera të rrojënë si Çifut?
15Nevet jemi të fism Çifut, e jo fajëtorë nga filit’ e tjera.
16E si e dimë që nukë bënetë njeriu i drejtë nga punët’ e nomit, po me anë të besësë Iisu Hristoit, besojmë edhe nevet mbë Iisu Hristonë, që të bënemi të drejtë për besë të Krishtit, e jo për punët’ e nomit, sepse ndonjë njeri do të mos bënetë i drejtë për punët’ e nomit.
17E nd’është që tek kërkojëm nevet të bënishëm të drejtë, u gjetm edhe navet fajëtorë, mos është Krishti shërbëtor i fajit? Jo, kurrë.
18Sepse nd’është që ato që prisha, i dërtoj përsëri, bëj paranom vetëhenë time.
19Sepse unë me anë të njëit nomit, vdiqa ndë nom, që të rroj mbë Perndinë.
20Me Krishtinë jam mbërthierë ndë Kruq, e nukë rroj më unë, po rron mbë mua Krishti, e jetënë që rroj unë ndashti ndë kurm, e rroj mbë besë të Krishtit, të birit së Perndisë, t’atij që më deshi mua e dha vetëhen’ e tij për mua.
21Nuk’ e hedh poshtë dhurëtin’ e Perndisë, sepse nd’është të drejtëtë nga nomi, mbë të mbrazëtë adha vdiqi Krishti.

Currently Selected:

Gallatë 2: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in