2 Korinthi 13
13
Krie e trembëdhjetëtë
1Këjo ësht’ e treta herë që vij mbë juvet. Mbi të thënë të divet a të tre martirëvet do të apofasisetë çdofarë punë.
2Thaçë më përpara, edhe thom, sikur jam përpara, ashtu edhe kur jam mërguarë ndashti shkruaj mb’ata që kanë fëjierë, edhe mbë gjithë të tjerëtë, se nd’arça pagjene, nukë do t’i kurcej.
3Kërkoni juvet të bëni dhoqimi mb’atë Krishtinë që flet mbë mua, ai për juvet nuk’ ësht’ i smundurë, po ësht’ i fortë mbë juvet.
4Sepse ndonëse u mbërthie mbë Kruq si i pafuqiçim, ma rron me fuqi të Perndisë, sepse edhe nevet jemi të smundurë mbë të, po do të jemi të gjallë me të bashkë me fuqi të Perndisë sa për juvet.
5Dhoqimasni vetëvetëhenë që të njihni ndë jini ndë besë, vetëhenë tuaj ksetaksni. A nukë njihni juvet vetëvetëhenë, që Iisu Hristoi është ndër ju? Përveçe ndë mos jini për të hedhurë poshtë.
6E unë shpërej që do të njihni, se nevet nukë jemi për të hedhurë poshtë.
7Ma i lutem Perndisë që të mos bëni juvet gjë të ligë; jo për të dukurë nevet të mirë, ma për të bërë juvet të mirënë, e nevet le të jemi si të shtirë poshtë.
8Sepse s’mundjëmë të bëjëmë gjë kondrë së vërtetësë, ma për të vërtetënë.
9Sepse nevet gëzonemi kur jemi të smundurë, e juvet të shëndoshë. E këtë e kërkojmë nga Perndia (domethënë) të teliosuritë tuaj.
10Pra andaj shkruaj unë këto kur jam mërguarë, që kur të vij ati të mos u zë me të keq, sikundrë kam urdhërinë që më ka dhënë Zoti për dërtim, e jo për prishëjë.
11Më të pastajmenë, o vëllazër, qofi me gëzim, qofi të teliosurë, parigorisi, kini një mënd, kini paq, e Perndia e paqit e e dashurisë do të jetë me juvet.
12Përshëndetni njeri-jatërinë me të puthurë Shënjtërishte. Gjithë Shënjtorëtë u falenë juvet me shëndet.
13Dhurëtia e Zotit Sonë Iisu Hristoit, edhe dashuria e Perndisë, edhe pjes’ e Shënjtit Shpirt, qoftë me gjithë juvet. Amin.
* Karta e ditë mbë Korinthiot u shkrua nga Filippët’ e Maqedhonisë, me mes të Titosë edhe Llukait.
Currently Selected:
2 Korinthi 13: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.