Bëratë 27
27
Krie e njëzeteshtatëtë
1E si u apofasis të armenisjëm nevet për Itali, e ipnë Pavllonë edhe ca të tjerë të hapsosurë njëit Ekatondarhut që quhej Iulio, nga spira e Avgustit.
2E si him ndë një karav nga Adhramiti, e dojëm të shkojëm ndëpër brinjë Asiënë, vam hapëtë. E ish me nevet Aristarhoi Maqedhoniti nga Seleniku.
3E tjatërënë ditë zum ndë Sidhonë. E Iulioi e mirr Pavllonë njerëzisht, e i dha urdhër të vij ndë miq e të prëhej.
4E si u ngrem ateje, armenism ndënë Qipro, sepse qenë erëratë kondrë.
5E si shkuam detn’ e Qiliqisë, e të Pamfilisë, erdhm ndë Mira të Liqisë.
6E Ekatondarhu si gjeti atje një karav Aleksandhrino që vij për Itali, na hodhi mbë të.
7E mbë shumë dit, sepse armenism kadalë, mezi arrijtim përpara Knidhosë, e sepse na mbodhis navet era, armenism përbrinjë Kritit nga an’ e Sallmonit.
8E mezi e shkuam atë, e erdhm ndë një vënd që thuhej Limane të Mira, mb’atë afër ish quteti Llasea.
9E si pat shkuarë shumë kohë, e më nukë qe siguro t’armenisuritë, sepse pat shkuarë ahiere edhe agjërimi, Pavllua i mpson.
10E u thosh ature: O njerëz, unë shoh që t’armenisuritë do të bënetë me dëm edhe me humbëjë të madhe jo vetëmë të barrësë e të karavit, po edhe të jetësë sonë.
11Ma Ekatondarhu beson më tepër te zoti i karavit edhe te navkliroi, se mb’ato që thosh Pavllua.
12E si nukë qe edhe limani i mirë për të dimëruarë, më të shumëtë bënë kshill të ngriheshim edhe ateje, e të vejëm ndë mundjëm ndë Finiq të dimërojëm, liman të Kritit që vështron mbë di erë, Livënë edhe Horonë.
13E tek frin notia leh, e pandehnë se qe koha e ture, u ngrenë nga Asua, e shkoijnë afër Kritit.
14E për një çikëzë herë dolli një erë kundreq Kritit me thëllim që thuhetë evroklidhon.
15E na u rrëmbie karavi, e më s’mund të qëndron karshi erësë, e e lam e vejëm rrotullë.
16E tek shkojëm ndënë një nisiet, që quhetë Kllavdhi, mezi mundm të marëm varkënë.
17Për të ngrijturë të varkësë bënë ndihmëra, e ngjeshjëm karavnë me tërkuzë, se trëmbishnë të mos bijnë ndë kserë, e si zbritnë plëhurëtë, kështu armenisnë.
18Ma si na rrahu furtuna nevet shumë, nesëret nism e derdhm gjënë.
19E të tretënë ditë me duar tona e hodhm ndë det armatosin’ e karavit.
20E për shumë dit as Dielli, as Ulltë dukishnë, e dimër i madh na vin sipër, e për këtë na ngrihej çdo omuth të shpëtojëm nevet.
21E si kishnë shumë dit pa ngrënë, qëndroi Pavllua ndë mes të ture e thotë: O njerëz, duhej të digjojëtë mua, e të mos ngrihishtë nga Kriti, e të mos keshëtë hequrë këtë nakatosi e këtë dëm.
22Po ndashti u mpsoj juvet të kini zëmërë të mirë, se do të mos humbasë ndonjë Shpirt nga ju, përveçe karavit.
23Sepse m’u duk mua këtë natë Ëngjëll’ i Perndisë që jam, e që punoj.
24E më tha: Mos u trëmb, o Pavllo, se duhetë të dalç ti përpara Qesarit. E ja, të dhëroi Perndia gjith’ ata që armenisjënë me tij.
25Andaj bëni zëmërë të gëzuarë, o burra, sepse besoj te Perndia, që kështu do të jetë, sikundrë m’është thënë mua.
26E do të biemë nevet mbë një nisi.
27Ma si erdhi e katërmbëdhjeta natë, tek armenisjëm nevet ndë det të Adhriasë, ndë mes të natësë gjemëcitë mëndonishnë se u afëronej ature një vënd.
28E si hodhë skandallë gjenë njëzet pash ujë. E si vanë më teje e hodhë pagjene skandallë, gjenë pesëmbëdhjetë pash.
29E si trëmbishnë të mos bijnë ndë vënd t’ashprë, shtinë katër hekura, e lutejnë të bënej ditë.
30E kur kërkoijnë Gjemëcitë të ikëjnë nga karavi, e shtinë varkënë ndë det me aformi sikur duajnë të shtijnë hekuratë nga prora.
31I thotë Pavllua Ekatondarhut edhe trimavet: Ndë mos qëndrofçinë këta ndë karav, juvet nukë mundni të shpëtoni.
32Atëherë trimatë prenë litarët’ e varkësë e e lanë atë të bij jashtë.
33E ngjera sa nisi të bënej ditë, i paraqinis Pavllua të gjithë të haijnë bukë, e u thosh: Sot është e katërmbëdhjeta ditë që tuke priturë jini esëllë, pa vënë gjë ndë gojë.
34E andaj u lutem juvet të mirri të hai, sepse këjo është për të shpëtuarë vetëhenë tuaj, se ndonjëit prej jush qime nga krietë do të mos pësojë gjë.
35E si tha këto, mori bukë, e ju lut Perndisë përpara gjithëvet, e si e theu nisi të haij.
36E si bënë të gjithë zëmërë të mirë, muarrë edhe ata të haijnë.
37E jeshëm të gjithë ndë karav, diqind e shtatëdhjetë e gjashtë shpirt.
38E si u ngosnë të ngrënë, e lehcoijnë karavnë tuke shtirë grurëtë ndë det.
39E kur u bë ditë, vëndnë nuk’ e njihnë, po vijnë re një anë detit që kish një gji. E mb’atë u silloisnë ta shtijnë karavnë ndë mundnë.
40E si hoqnë lart anguratë, e lijnë ndë det, e bashkë me këtë zgjidhnë edhe të lidhurat’ e temonit; e ngrijtinë artemonë sikundrë qe të frijturit’ e erësë, e vijnë prej anet së dheut.
41Ma si ranë mbë një hundë që kish mbë të di anëtë det, e shtunë jashtë karavnë, e prora si u kumbis, mbeti e nukë tundej, ma primna ç(k)allëmonej nga të përpjekurat’ e tallazevet.
42E trimatë bënë mushavere që të vritnë të hapsosuritë, se mos bjerë njeri mbë not e ikëjë.
43Ma Ekatondarhu, si duaj të shpëton Pavllonë, i mbodhisi ata nga ajo mushavere, e dha urdhër që kush mund të bjerë mbë not, të hidhenë më protoparë e të dalënë mbë dhe.
44E të tjerëtë i nxuarë ca mbi dhoga, e ca mbi ndonjë gjë nga të karavit, e kështu gjau të shpëtoijnë mbë dhe.
Currently Selected:
Bëratë 27: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.