Bëratë 26
26
Krie e njëzetegjashtëtë
1Edhe Agripa i tha Pavllosë: Të është ndëjierë të flaç për vetëhe tënde. Ahiere Pavllua si ndëri dorënë, nisi të përgjegjej, e tha:
2Unë, o mbret Agripë, sepse dua të përgjegjem sot përpara teje, gjith’ ato që kallëzonem prej çifutet, mendonem vetëhenë time të lumurë.
3Edhe më tepër, se ti i di gjithë adetetë edhe gjithë qartërat’ e çifutet. Pra andaj të lutem tij, të më digjoç mua me durim.
4E sa për jetë time që shkova që nga djalëria ime ndë mes të filisë sime nd’Ierusalim, e dinë gjithë çifutë.
5Sepse këta më njohënë mua (ndë duanë ta thonë) që krie herësë, që unë rrova që heriet sikundr’ është eresi i besësë sanë, (s)i më i shtrënjti Fariseo.
6E ndashti për omuth të taksurit që bëri Perndia ndë baballarë tanë rri e gjukonem.
7Për këtë të taksurë të dimbëdhjetë filitë tona tuke punuarë gjithënjë nat’ e ditë Perndinë, kanë omuth t’arrijënë. Për këtë omuth, o mbret Agripë, kallëzonem nga çifutë.
8Qish? Si punë të pabesuarë e mendoni juvet, të ngjalljë Perndia të vdekuritë?
9E sa për mua, unë keshë vënë ndër mënd të bëjë shumë punëra kondr’ ëmërit së Iisuit Nazarinoit.
10Sikundr’ edhe e bëra nd’Ierusalim. E shumë nga Shënjtorëtë mbilla unë ndë hapsanë, si paçë marrë urdhërinë nga të parët’ e priftëret, e kur vritishnë ata, edhe unë shtjerë koqenë për ta.
11E shumë herë i mundojë ata ndëpër gjithë sinagoje, e i shtrëngojë të vllasfimisnë, e tërboneshë shumë kondr’ ature, e i ndjekë ngjera ndë qutete të jashta.
12Ndë këto të këqia që bëjë, vejë edhe ndë Dhamasko me urdhër e mbë këmbë të së parëvet së priftëret.
13E ndë mes të ditësë paçë, o mbret, nd’udhë një dritë Qiellit më të feksurë se Dielli të ndrit rrotullë meje edhe ature që qenë me mua.
14E si ram të gjithë mbë dhe, digjova një zë të më flit mua e të më thosh ndë gjuhë të Çifutet: Saull, Saull, pse më ndjek ti? Pun’ e ligë është për tij, t’u bieç me shqelm murrizavet.
15Edhe unë thaçë: Cili je ti, Zot? E ai më tha: Unë jam Iisui, që ndjek ti.
16Po ngreu, e qëndro dreq mbë këmbë të tua, se për këtë punë u dukçë tek teje, të të bëj ti shërbëtor, edhe martir t’ature punëravet që pe, edhe t’ature që do të të dukem tij për to.
17Edhe do të të lefteros tij nga kij llao edhe nga të tjeratë fili, që mb’ato të dërgoj ti ndashti.
18T’u hapç ature sitë që të kthenenë nga erësira mbë dritë, e nga urdhëri i Satanait mbë Perndinë, që të marrënë ata të ndëjierit’ e fajevet e pjesë me Shënjtorë, me anë të besësë që është mbë mua.
19Pra andaj, o mbret Agripë, nuk’ i qëndrova kondrë kësaj së dukure të Qiellit.
20Po protoparë mb’ata që qenë ndë Dhamasko, e nd’Ierusalim, e ndëpër gjithë vënd t’Iudheësë, edhe ndë filira të tjera, u dhidhaksjë që të metanoisnë, e të ktheneshinë te Perndia, e të bëijnë punëra të kenë të gjarë me metani.
21Për këto punëra më zunë çifutë nd’Iero, e duajnë të më vrisnë.
22Po si gjeçë ndihmë nga Perndia të rroj ngjera mbë ditë të sorme, e dhidhaks të madh e të vogëlë pa thënë ndonjë tjatër punë përveçme ato që thanë profitëtë edhe Moisiu që duhishnë të bënishnë.
23Që Krishti duhej të pëson, që sepse duaj të ish ai i pari që të ngjallej nga të vdekuritë, do të dëftojë dritënë ndë këtë llao edhe ndë fili të tjera.
24E kur përgjegjej ai e thosh këto fjalë, Fistua i tha me zë të madh: Je i marrë, Pavllo, se grammatit’ e shuma të bënë të marrë.
25Edhe ai i thotë: Nukë jam i marrë, o i lartë Fisto, po thom fjalë të vërtetësë e t’urtëcisë.
26Sepse për këto punëra di mbreti, e përpara atij flas me tharos, sepse nukë besoj që të jetë e fshehurë tek ai ndonjë nga këto punëra, sepse këjo nuk’ u bë ndë ndonjë qoshe.
27Beson ti, o mbret Agripë, profitëtë? E di që i beson.
28Edhe Agripa i thotë Pavllosë: Për një çikë më bën të bënem i kështërë.
29Edhe Pavllua i tha: I lutem Perndisë edhe me pak edhe me shumë fjalë jo ti vetëmë, po edhe gjith’ ata që digjojënë mua sot, të bënenë ata të tillë, si lloi jam edhe unë, përveçe këture hekuravet.
30E si tha këto fjalë kij, u ngre mbreti, edhe Igjemoni, edhe Verniqea, edhe ata që rrijnë me ta bashkë.
31E tuke ikurë kuvëndoijnë njeri me jetërinë, e thoshnë, që s’ka bërë ndonjë punë që t’i bjerë vdekëjë a hekura kij njeri.
32Edhe Agripa i tha Fistosë: Mund të lëshonej kij njeri, të mos kish thirrturë Qesarinë.
Currently Selected:
Bëratë 26: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.