YouVersion Logo
Search Icon

Bëratë 25

25
Krie e njëzetepesëtë
1E Fistua si hiri nd’Eparhi, pas tri ditet vate nga Qesaria nd’Ierusalim.
2E u duknë përpara tij i pari i priftëret edhe të parët’ e çifutet kondrë Pavllosë, e i lutishnë atij.
3E i kërkoijnë hir kondr’ atij, që të dërgojë ta bjerë atë nd’Ierusalim, e i bëjnë atij pusi ta vrisnë atë mb’udhë.
4Ma Fistua u përgjegj që të ruhetë Pavllua ndë Qesari, se edhe ai do të vejë shpejt.
5Ata dha nga jush, u tha, që mundëjënë të vijënë, le të zbresënë bashkë me mua, e ndë kanë gjë me këtë njeri, le ta kallëzojënë.
6E si qëndroi mb’ata më tepër se dhjetë dit, zbriti ndë Qesari, e të nesërmenë si ndënji mbë fron porsiti të bijnë Pavllonë.
7E si e prunë atë, e pështuallë ata çifut që patnë ardhurë nga Ierusalimi, e thoshnë shumë e të mëdha katigorira kondrë Pavllosë, po s’mundnë t’i dëftoijnë të vërteta.
8Se ai përgjegjej e thosh, që as mbë nom të çifutet, as nd’Iero, as mbë Qesarinë bëri ndonjë faj.
9Ma Fistua, si duaj të ju bën çifutet hatërë, ju përgjegj Pavllosë, e i tha: Do ti të viç nd’Ierusalim, e atje të gjukoneç për këto përpara meje?
10Ma Pavllua tha: Unë rri përpara gjuqit së Qesarit, atje duhetë të gjukonem unë, çifutet s’u fëjeva gjë, sikundr’ e di ti fort mirë.
11Sepse ndë bëra të shtrëmbërë, a ndë bëra punë për vdekëjë, nuk’ i trëmbem vdekëjësë. Ma ndë mos është ndonjë nga këto që më kallëzojënë këta mua, s’ka ndonjë urdhër të m’apë dhuratë mbë ta. Thërres Qesarinë.
12Ahiere Fistua si kuvëndoi me kshill, u përgjegj: Qesarinë thirre? Te Qesari do të veç.
13E si shkuanë ca ditet, mbreti Agripa edhe Verniqea erdhë ndë Qesari të hjeretisnë Fistonë.
14E si u suallë shumë dit atje, Fistua i kuvëndoi mbretit për Pavllonë, e i tha: Është një njeri lënë ndë hekura nga Filiksi.
15Për këtë kur vajta unë nd’Ierusalim, më duallë përpara të parët’ e priftëret edhe pleqt’ e çifutet, e kërkoijnë që të dëmëtonej ai.
16E u përgjegjçë mb’ata, se s’ësht’ adet ndë Romanë që të dëmëtonetë me vdekëjë ndonjë njeri, pa dhe pasurë i kallëzuari përpara tij ata që e kallëzojënë, e pa dhënë kohë të përgjegjetë për faj të tij.
17E si erdhë ata këtu, pa bënë ndonjë të mënuarë, ditën’ e nesërme si ndënja ndë Gjuq, porsita të bijnë njerinë.
18Për këtë duallë përpara ata që e kallëzoijnë, e nukë prunë ndonjë faj nga to që mendoneshë unë.
19Po kishnë ca marazara kondr’ atij për besë të ture, edhe për një Iisu që pat vdekurë, e që Pavllua thosh për të se ësht’ i gjallë.
20E si nukë dijë se ç’të bëjë për një të tillë qartë, thoshë unë, ndë duaj të vej nd’Ierusalim e atje të gjukonej për këto punëra.
21Ma kur thirri Pavllua të ruhetë për të gjukuarë ndë gjuq t’Avgustoit, porsita ta ruaijnë atë, ngjera sa ta dërgoj atë ndë Qesari.
22E Agripa i tha Fistosë: Dojë ta digjojë edhe unë këtë njeri. Edhe ai: Nesër, i thotë, do ta digjoç atë.
23E ditën’ e nesërme erdhi Agripa edhe Verniqia me shumë të fandaksurë, e hinë tek bënetë gjuqia, bashkë me Hiliarhëtë, e me ata njerëz që qenë të parë ndë qutet, e si porsiti Fistua, e prunë Pavllonë.
24E Fistua thotë: O mbret Agripë, edhe gjithë njerëzitë që jini këtu me ne bashkë, ju e shihni këtë njeri që kondr’ atij gjithë turm’ e çifutet bënë vaj mbë mua edhe nd’Ierusalim edhe këtu tuke thirrturë që s’ësht’ e udhësë të rrojë ai më.
25Po unë si kupëtova që s’pat bërë ai ndonjë faj për vdekëjë, e si thirri edhe ai Qesarinë, m’u duk e udhësë ta dërgoj atë.
26E për punë të këtij nukë kam ç’të vërtetë t’i shkruaj Zotit, e andaj e pruva atë përpara juvet, edhe më tepër përpara teje, o mbret Agripë, që si ta pietjëjëmë, të kem ç’t’i shkruaj.
27Sepse më duketë pun’ e pamënd të dërgoj një njeri lidhurë e të mos shkruaj edhe fajetë që janë kondr’ atij.

Currently Selected:

Bëratë 25: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in