YouVersion Logo
Search Icon

Bëratë 28

28
Krie e njëzetetetëtë
1E si shpëtuanë, ahiere e njohnë që nisia quhetë Malltë.
2E Varvarëtë na bëijnë shumë njerëzllëk nevet, sepse si na dheznë zjar, na muarrë gjithë nevet nga shiu që bij edhe nga të ftohëtitë.
3E tek mbëjidh Pavllua shumë lëmishte e i vij mbë zjar, dolli jashtë nga të ngrohëtitë një nepërkë e ju kolis mbë dorë të tij.
4E si panë Varvarëtë nepërkënë varturë nga dor’ e tij, thoshnë njeri me jatërinë: Patjatër gjakëcuar është kij njeri, që si shpëtoi nga deti, gjuq’ i Perndisë nuk’ e la atë të rrojë.
5E ai si shkundi nepërkënë ndë zjar, nukë pësoi ndonjë të keq.
6E ata pritnë të ajej ai, a të bij mbë dhe aksafna i vdekurë. E si pritnë shumë kohë ata, e panë që s’u bë nde ai ndonjë e keqe, këmbienë mëndë e thoshnë, që ai është Perndi.
7E rrotullë mb’atë vënd pat fshatëra i pari i nisisë, që quhej Puplio e ai na priti navet, e na gostiti tri dit me zëmërë mikërishte.
8E gjau të jatn’ e Puplioit ta zij ethea edhe lëparqea, e të dergjej. Tek ai vate Pavllua, e si u fal, i vuri duartë sipër e e shëroi atë.
9E si u bë këjo, edhe të tjerëtë që kishnë sëmundëra ndë nisi, vininë e shëronishnë.
10E ata na nderuanë navet me shumë ndere, edhe kur deshm të hijëm ndë karav, na prunë gjith’ ato që na duhishnë.
11E pas tre muajet hitim ndë një karav Aleksandhrino, që dimëron ndë nisi me Bandierë të Dhioskurëvet.
12E si zbritm ndë Sirakusë, qëndruam atje tri dit.
13E ateje erdhm rrotullë anësë e arrijtim ndë Rigjo. E si shkoi një ditë me të frijturë të notisë, të ditënë ditë erdhm ndë Potiolë.
14E gjem atje vëllazër, e na u lutnë të mbeteshim atje mb’ata shtatë dit. E kështu ateje erdhm ndë Rom.
15Edhe atje si digjuanë vëllazëritë t’ardhuritë tanë, duallë të na pritnë nevet ngjera ndë foro t’Apiut, e ndë Tri Taverna. Këta si i pa Pavllua, efharistisi Perndinë, e mori tharos.
16E kur erdhm ndë Rom, Ekatondarhu dha të hapsosuritë te i pari i asqerit. E Pavllosë i dhanë urdhër të rrij veçë, me atë trim që e ruan atë.
17E gjau pas tri ditet të thërrit Pavllua ata që qenë të parë ndë çifut. E si u mbëjodhë ata, u thosh ature: O njerëz vëllazër, unë ndonëse nukë bëra ndonjë punë kondrë llaoit a kondrë adetevet së baballarëvet, më dhanë lidhurë nga Ierusalimi ndë duar të Romanëvet.
18E ata si më ksetaksnë, duajnë të më lëshoijnë, se nukë gjenë ndonjë faj për vdekëjë tek unë.
19Ma si rrijnë çifutë kondrë, u shtrënguaçë të thërres Qesarinë, jo se keshë për të kallëzuarë gjë filinë time.
20E për këtë sebep adha kërkova unë t’u shoh juvet e t’u kuvëndoj, sepse unë për shpëresë t’israilit jam lidhurë me këtë zinçir.
21Edhe ata i thon’ atij: Nevet as kartëra muarrm nga Iudhea për tij, as ndonjë nga vëllazëritë erdhi e na tha a na kuvëndoi gjë të keq për tij.
22Po duamë të digjojëmë prej teje ato që ke ndër mënd, sepse sa për këtë eres na e dimë që ndë çdo vënd flasënë kondrë për të.
23E si i dhiorisnë atij një ditë vanë tek ai ndë shtëpi shumë e ksijis mb’ata e dëfton mbretërin’ e Perndisë, e u mbush ature kokënë për Iisunë, nga nomi i Moisiut edhe nga profitë, që ndë mëngjes e ngjera mbrëmanet.
24E ca besoijnë mb’ato që thosh, e ca nukë besoijnë.
25E si s’qenë mbë një mënd njeri me jatërinë, ikëjnë tuke thënë Pavllua një fjalë, se mirë tha Shënjti Shpirt me anë të profitit Isaiut mbë baballarë tuaj.
26Kur tha: Hajde ndë këtë llao e thuaju: Me veshë do të digjoni, e do të mos kupëtoni; e me si do të shihni, e do të mos njihni.
27Sepse u ntrash zëmëra e këtij llaoit, e me veshë rëndë digjuanë, e sit’ e ture i mbillnë, të mos ndodhetë të shohënë me si, e të digjojënë me veshë, e me zëmërë të kupëtojënë, e të kthenenë, e t’i shëroj ata.
28Digjoni adha juvet që ndë filira të tjera u dërgua shpëtimi i Perndisë, e ata do ta digjojënë.
29E si tha ai këto fjalë, iknë prej si çifutë, tuke bënë shumë qartë njeri me jatërinë.
30E Pavllua mbeti atje plot di vjet, ndë shtëpi që pat me qira, e prit gjith’ ata që vijnë tek ai.
31Tuke qiriksurë mbretërin’ e Perndisë, e tuke dhidhaksurë punët’ e Zotit Iisuit Hristoit, me çdo elefteri e pa ndonjë mbodhi.

Currently Selected:

Bëratë 28: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in