2 Ioannit 1
1
1Unë plaku mbë Eklektinë zonjënë, edhe mbë djelm të saj, mb’ata që i dua unë me të vërtetë, edhe jo unë vetëmë, po edhe gjith’ ata që njohnë të vërtetënë.
2Për të vërtetë që është ndër juvet, e që do të jetë bashkë me juvet për jetë.
3Le të jetë bashkë me juvet, dhurëti e ndëjesë, paq nga Perndia Babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi, i biri i Babait, ndë të vërtetë edhe ndë dashuri.
4Shumë u gëzuaçë që gjeçë nga djelmt’ e tu që ecëjnë ndë të vërtetë, sikundrë kemi marrë porsi nga babai.
5E ndashti të lutem tij, o zonjë, jo sikur të shkruaj ti porsi të re, po atë që kemi që krie herësë, që të duamë njeri-jatërinë.
6E dashuria është këjo, që të ecëjmë sikundrë janë porsit’ e tij, sikundrë patë digjuarë që heriet, t’ecëni mbë të.
7Se shumë gënjeshtjarë hinë ndë botë, ata që nukë molloisjënë Iisu Hristonë t’ardhurë me kurm. Kij është gënjeshtjari e Antihristoi.
8Vështroni vetëhenë, që të mos humbasëmë ato që kemi mbëjedhurë, po të marrëmë pagënë të tërë.
9Cilido që ikën e nukë qëndron pa luajturë ndë dhidhaskali të Krishtit, nukë ka Perndi. Ai që qëndron pa luajturë ndë dhidhaskali të Krishtit, kij ka babanë, edhe të birë.
10Ndë vjen ndonjë ndër juvet, e nukë bie këtë dhidhaskali, mos e merri atë mbë shtëpi, e mos i thoi atij: Gëzuaç.
11Sepse ai që t’i thotë atij: Gëzuaç, bënetë shok ndë punëra të tij të ligatë.
12Shumë punëra keshë t’u shkruajë juvet, nukë desha (ta bëjë) me kartë e me mellan, po shpërej të vij ndër juvet, e t’u kuvëndoj gojë me gojë, që të jetë gëzimi inë i plotë.
13Të falenë me shëndet djelmt’ e Eklektisë motrësë sate. Kështu qoftë!
Currently Selected:
2 Ioannit 1: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.