YouVersion Logo
Search Icon

1 Ioannit 5

5
Krie e pesëtë
1Cilido që beson, që Iisui është Krishti, ai është lerë nga Perndia. E cilido që do atë që polli, do edhe atë që është lerë prej si.
2Nga këjo njohëmë që duamë djelmt’ e Perndisë, ndë daçim Perndinë, e ndë ruajtiçim porsit’ e tij.
3Sepse këjo është dashuria e Perndisë, që të ruajmë porsit’ e tij, e porsit’ e tij nukë janë të rënda.
4Sepse gjith’ ajo që është lerë nga Perndia, mund jetënë. E këjo është vitorea që mundi jetënë, besa jonë.
5Cili ësht’ ai që mund jetënë, përveçe ai që beson se Iisui është i biri i Perndisë?
6Kij ësht’ ai që erdhi me ujë e me gjak, Iisui Krishti jo vetëmë me ujë e me gjak. E Shpirti ësht’ ai që martiris, që Shpirti ësht’ e vërteta.
7Sepse tre janë ata që martirisjënë ndër Qiell: Babai, Fjala edhe Shënjti Shpirt. E këta të tre një punë janë.
8Tre janë ata që martirisjënë ndë dhe: Shpirti, Ujëtë edhe Gjaku. E të tre mbë një janë.
9Ndë marrëmë martirin’ e njerëzet, më e madhe është martiria e Perndisë, sepse këjo është martiria e Perndisë, që martirisi për të bir’ e tij.
10Ai që beson mbë të bir’ e Perndisë, ka martirinë mbë vetëhe të tij. Ai që nukë beson mbë Perndinë, e bën atë gënjeshtjar, sepse nukë beson mbë martiri që pat dhënë Perndia për të bir të tij.
11E martiria është këjo, që Perndia na ka dhënë nevet jetë të pasosurë. E këjo është ndë të bir të tij.
12Ai që ka të birë, ka jetënë. Ai që nukë ka të bir’ e Perndisë, nukë ka jetënë.
13Këto u shkrova juvet që besoni ndë ëmër të birit së Perndisë, që të diji se kini jetë të pasosurë, e që të besoni nd’ëmër të birit së Perndisë.
14E kij është tharosi që kemi mbë të, që çdofarë punë që të kërkojmë sikundrë do ai, na gjegjetë nevet.
15E ndë e dimë që na gjegjetë nevet ndë çfarë punë i kërkojmë, e dimë që i kemi të kërkuaratë që kërkuam prej si.
16Ndë pastë njeri vëllan’ e tij që fëjen një faj që nukë bie vdekëjë, le të kërkojë, e do t’i apë atij jetë, ature që fëjejënë jo për vdekëjë, është faj për vdekëjë. Nukë thom që për këtë të lutetë.
17Çdofarë adhiqie faj është. E është faj jo për mort.
18E dimë që cilido që lehetë nga Perndia, nukë fëjen. Po ai që lehetë nga Perndia, ruan vetëhenë, e i ligu nuk’ i qasetë atij.
19E dimë që prej Perndisë jemi, e gjithë bota është ndë të lignë.
20E e dimë që i biri Perndisë ka ardhurë, e na ka dhënë nevet mënd të njohëmë atë që ësht’ e vërtetë, e jemi ndë të vërtetinë, të bir’ e tij Iisu Hristonë. Kij është Perndia e vërtetë, edhe jeta e pasosurë.
21Djelm, ruani vetëhenë tuaj nga Idhollatë. Kështu qoftë!

Currently Selected:

1 Ioannit 5: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in