3 Ioannit 1
1
1Unë plaku, mbë të dashurinë Gaio, që dua unë mbë të vërtetë.
2I dashurë, mbi gjithë lutem që të venë mirë punët’ e tua, e të keç shëndetnë, sikundr’ është mirë Shpirtit sit.
3U gëzuaçë shumë kur erdhë vëllazëritë, e rrëfienë për të drejtë tënde, sikundrë ecën ti ndë të drejtë.
4Më të madh gëzim se këtë nukë kam, që të digjoj djelmt’ e mi që ecëjnë ndë të vërtetë.
5I dashurë, ti bën si njeri i besësë, mb’atë që bën mbë vëllazër edhe mbë të huaj.
6Ata martirisnë ndë dashuri tënde përpara qishësë. Do të bëç mirë kur t’i përcjellç ata si do Perndia.
7Sepse mbë ëmër t’atij duallë pa marrë gjë nga Ethnikotë.
8Nevet adha duhetë të dheksëjmë këta, që të bënemi ndihmëtarë ndë të vërtetë.
9Paçë shkruarë ndë qishë, po ai që hiqetë i parë mb’ata, Dhiotrofi, nukë do të dijë nga nesh.
10Andaj, nd’arça unë, do t’i kujtoj atij punëratë që bën, me fjalë të liga barbalis nevet. E sikur si qe sado këjo, as ai nukë pret vëllazëritë, e mbodhis edhe ata që duanë t’i dheksjënë, e i nxjer nga qisha.
11I dashurë, mos ecë pas së keqesë, po pas së mirësë. Ai që bën të mirë është nga Perndia, ma ai që bën të keq nuk’ e ka parë Perndinë.
12Mbë Dhimitrionë është dhënë martiri nga të gjithë, edhe nga vet’ e vërteta. Edhe na martirisjëmë, e e diji martirinë tënë që ësht’ e vërtetë.
13Shumë punëra keshë për të shkruarë, po nukë dua të t’i shkruaj ti me mellan e me kalem.
14Po shpërej të të shoh ti me të shpejtë, e do të kuvëndojmë gojë me gojë.
15Paq mbë tij. Të falenë me shëndet miqtë. Faliu me shëndet miqet ëmër pr’ëmër.
Currently Selected:
3 Ioannit 1: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.