2 Korinthi 6
6
Krie e gjashtëtë
1Navet dha ndihmë me atë, e u anangasjëmë të mos mirri dhurëtin’ e Perndisë mbë të mbrazëtë.
2Sepse ai thotë: Të digjova tij ndë kohë që qe për të dheksurë, e të dhaçë ndihmë ndë ditë të shpëtimit. Ja ndashti kohë e së dheksurit, ja ndashti kohë e shpëtimit.
3Pa dhënë nevet njeriut aformi për të spodhisurë, që të mos jetë sharë shërbesa onë.
4Po le të bihemi ndë gjithë punëra si punëtorë të Perndisë, me shumë durim ndë shtrëngime, ndë gulçime, ndë stenohorira.
5Ndë plagëra, ndë hapsana, ndë të paqëndruara, ndë mundime, ndë të pafleturë, nd’agjërime.
6Ndë të qëruarë të kurmit, ndë mënd, ndë të butë, ndë të mirë, ndë Shënjtinë Shpirt, ndë dashuri pa gënjeshtrë.
7Ndë fjalë të së vërtetësë, ndë fuqi të Perndisë, me armë të së drejtësë mbë të djathëtë, e mbë të mëngjërë.
8Me anë të nderimit e të ksenderimit, me anë të së sharit e të së mburturit. Si gënjeshtjarë, e të vërtetë.
9Si të panjohurë, e të njohurë pa, si ata që vdesënë, e ja që rrojmë. Posi të munduarë, e të pavrarë.
10Posi të helmuarë, e pa gjithënjë të gëzuarë. Si të varfërë, ma shumë bëjmë të pasurë. Si pa pasurë gjë, ma që i kemi të gjitha.
11Goja onë ësht’ e hapurë për juvet, o Korinthiot, e zëmëra onë ësht’ e zgjeruarë.
12Juvet nukë jini shtrëngim brënda ndër nevet, po jini ndë shtrëngim ndë zorrë tuaj.
13Ma me atë të këmbierë miqësisht (si djelmt’ e mi u thom) zgjeroni edhe ju si edhe unë.
14Mos duajni të bashkoni ndë një të tillënë zigare me të pabesë, sepse ç’pjesë ka e drejta me të panomënë? A ç’shoqëri ka drita me errëcirë?
15E ç’të bashkuarë ka Krishti me Veliarë? A ç’pjesë ka i besësë me të pabesinë?
16E çfarë mbëjedhëjë ka qisha e Perndisë me idhollë? Sepse juvet jini qishë e Perndisë gjallë. Sikundrë tha Perndia, që do të rri brënda mbë ta, e do të ecëj mb’ata, e do të jem Perndia e ture, e ata do të jenë llaoi im.
17Pra andaj deli nga mesi i ture, e çquhi, thotë Zoti. E të molepsurënë mos e ziri me dorë, e unë do t’u përmbëjedh juvet.
18E do të jem babai juaj, e juvet do të më jini djelm e vashëza, thotë Zoti që mban gjithë botënë.
Currently Selected:
2 Korinthi 6: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.