2 Korinthi 5
5
Krie e pesëtë
1Sepse navet e dimë që ndë na u prishtë shtëpia onë e balta e kësaj tendet, kemi një të ndënjurë prej Perndiet, një shtëpi jo të bërë me duar, që s’ka të sosurë ndër Qiell.
2Sepse ndë këtë (tendë) edhe rëkojmë, tuke dëshëruarë të jemi veshurë si për të ndënjurë tënë, që është prej Qiellit.
3Ndë qoftë që do të gjëndemi kur jemi të veshurë, jo të sveshurë.
4Sepse navet që jemi ndë këtë tendë rëkojëmë tuke rënduarë, sepse nukë duamë të svishemi, po duamë të vishemi, që të rrufisetë prej jetet ajo që ësht’ e vdekurë.
5E ai që na ka bërë nevet për këtë të tillë punë, është Perndia, që ka dhënë ndë nevet kapar’ e Shpirtit.
6Si jemi kurdo plot me tharos, e dimë, që sa kohë rrojëmë brënda ndë kurm, jemi larg nga Zoti.
7(Se ecëjëmë me besë, e jo me të parë).
8E andaj kemi tharos, e duamë më tepër të ikëjmë nga kurmi, e të gjëndemi përpara Zotit.
9E andaj kërkojëmë me shumë spudhi të pëlqejëmë atij, kaqë kur gjëndemi mbë kurm, kaqë kur dalmë prej si.
10Se është shtrëngim për gjithë nevet të çfaqemi përpara gjuqit së Krishtit, që të marrë gjithëkush ato që bëri me kurm, kaqë të mirë, kaqë të ligë.
11Kur e dimë adha qish është për të trëmburë Zotnë, bindjëmë njerëzitë (ndë besë) e jemi njohurë te Perndia, e shpërej që jemi njohurë edhe ndë fiqirë tuaj.
12Nevet nukë mburemi përsëri mbanë ju, po apëmë aformi ndë juvet të mbureni për nevet, që të kini ç’të thoni mb’ata që mburenë ndë faqe e jo ndë zëmërë.
13Sepse ndë jemi të çartosurë, jemi për Perndinë, e ndë jemi të urtë, jemi për të mirë tuaj.
14Sepse na shtrëngon nevet dashuria e Krishtit.
15Kur mëndonemi nevet këtë, se nd’është një vdekurë për të gjithë, të gjith’ adha vdiqnë, e për të gjithë vdiqi një që të mos rrojënë më mbë vetëhe të ture, po mb’atë që vdiq e u ngjall për ta.
16Kaqë që nevet nukë njohëmë, sot di parë ndonjë, sikundr’ është kurmi. E ndonëse patm njohurë Krishtnë sikundr’ është kurmi, ma ndashti më nuk’ e njohëmë.
17E kaqë që nd’është ndonjë mbë Krishtnë, ai është ktism’ e re. Punërat’ e lashta shkuanë, ja që u bënë të gjitha të ra.
18E të gjitha janë nga Perndia, që na paqtoi me vetëhe të saj, me anë të Iisu Hristoit, e që na dha nevet ipiresin’ e të paqtuarit.
19Sepse Perndia ish që paqton botënë me vetëhe mbë Krishtinë, pa llogariasurë mb’ata fajet’ e ture, e vuri mbë nevet fjalën’ e paqesë.
20Nevet adha lutemi si të dërguarë për Krishtinë, sikur anangas Perndia me anë tënë. Andaj u lutemi për ëmër të Krishtit, të paqtoni me Perndinë.
21Sepse Perndia atë që nukë njohu faj, e bëri për nevet faj, që të bënemi nevet e drejtë e Perndisë me anë të atij.
Currently Selected:
2 Korinthi 5: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.