2 Korinthi 7
7
Krie e shtatëtë
1Kur kemi adha, o të dashurë këto të taksura, le të qërojëmë vetëhenë tonë nga çdofarë moli të kurmit edhe të Shpirtit, e le ta bëjmë mbë të sosurë Shënjtërinë tonë me frikë të Perndisë.
2Epnani nevet vënd. Na nukë kemi dëmëtuarë ndonjë, nukë kemi prishurë ndonjë, nuk’ i kemi marrë gjë ndonjëit.
3Nuk’ ua thom për dëm tuaj, sepse u thaçë më përpara, që juvet jini brënda ndë zëmëra tona, për të rruarë bashkë, e për të vdekurë bashkë.
4Shumë tharos kam unë mbë ju. Shumë mburrem për ju. Jam plot me parigori, ndë gjithë shtrëngime tuaj gëzimi tepëron më shumë mbë mua.
5Sepse kur vam ndë Maqedhoni nevet, nukë pati ndonjë të prëjturë kurmi inë, po helmoneshim për çdofarë punë. Përjashta luftëra, përbrëndazi frikëra.
6Po Perndia që parigoris të unjëtitë, ai na parigorisi edhe nevet me t’ardhurë të Titosë.
7E jo vetëmë me t’ardhurë të tij, po edhe me parigori të tij që pat marrë prej jush, si na tha nevet dëshërimnë tuaj, të qarëtë tuaj, dashurin’ e ngrohëtë tuajnë për mua, kaqë që si digjova ato u gëzuaçë më tepërë.
8Sepse ndonëse u helmova juvet me atë kartë, nuk’ u bëçë pishman, ndonëse metanoisa më përpara, sepse shoh që ajo kartë, ndonëse për pakëzë kohë u helmoi juvet.
9Ndashti gëzonem, jo sepse u helmuatë, po që u helmuatë ndë metani, sepse u helmuatë si do Perndia, që të mos dëmëtoneni prej nesh mbë ndonjë punë.
10Sepse helmi që bënetë si do Perndia, bie ndë metani të patundurë për të sosurë, ma helmi i kësaj jetet pa bie vdekëjë.
11Sepse ja këjo e tila që të jini ju helmuarë si do Perndia, sa spudhi pruri mbë juvet? E të përgjegjurë, e të zëmëruarë kondrë së keqesë, e frikë, e dashuri, e zili, e të bëni të munduritë? E mbë çdo anë e bëtë të duketë, që juvet jini të pafaj mbë këtë punë.
12Adha edhe nd’u shkrova juvet, nuk’ e bëra për atë që bëri të sharitë, as për atë që u sha, po të bëj të duketë spudhia inë që kemi për juvet, përpara Perndisë.
13Pra andaj u parigorism ndë parigori tuaj, e më të tepërë u gëzuam ndë gëzim të Titosë, sepse ju prë Shpirti i tij nga gjithë jush.
14E ndë jam mburrturë pak gjë mbë të për juvet, nuk’ u turpëruaçë, po sikundrë u kam thënë të vërtetënë juvet ndë gjithë punëra, kështu edhe të mburrëtë që paçë dhënë unë për Titonë, u bë të vërtetë.
15E ai u do juvet me gjithë zëmërë më tepërë, kur vë ndër mënd të gjegjuritë tuaj të gjithëvet, e qish e patë dheksurë atë me frikë e me të dredhurë.
16Gëzonem dha që për çdo punë kam tharos mbë ju.
Currently Selected:
2 Korinthi 7: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.