YouVersion Logo
Search Icon

2 Korinthi 12

12
Krie e dimbëdhjetëtë
1Ndë duhetë të lëvdonem me të vërtetë, këjo nukë më vëjen, sepse do të vij pa ndë të para, e ndë të zbuluara të Zotit.
2Njoh një njeri mbë Krishtinë, ai katërmbëdhjetë vjet janë (nuk’ e di se me kurm, nuk’ e di se jashtë nga kurmi. Perndia e di.), që u rrëmbie kij njeri ngjera mbë të tretënë Qiell.
3E e di të tilinë njeri (se ndë kurm, se jashtë kurmit, nuk’ e di. Perndia e di).
4Që u rrëmbie ndë Paradhis, e digjoi fjalë të parrëfiera, që s’i është ndënjurë njeriu të flasë.
5Për këtë njeri mundjë u të lëvdonishë. Ma sa për vetëhe time për farëgjë do të mos mburrem, përveçe ndë sëmundëra të mia.
6Sepse ndë daça unë të mburrem, nukë do të jem i pamënd, sepse do të thom të vërtetënë, ma ruhem mos ndodhetë ndonjë e sillois për mua se jam më tepërë nga ajo që sheh mbë mua, a më tepërë nga ajo që digjon prej meje.
7E që të mos para më ngrërë lart madhëcia e së lëvduaravet, më pat dhënë hell ndë kurm tim, një Ëngjëll’ i Satanait që të m’ ip shuplaka, që të mos Perifanepsem.
8Për këtë tri herë ju lutçë Zotit të hiqej nga meje.
9E më tha: Sado t’është dhurëtia ime, sepse fuqia ime vjen ndë të sosurë me anë të sëmundëjësë. Me gëzim adha do të mburrem ndë smundëja të mia, që të rrijë tek unë fuqia e Krishtit.
10Pra andaj prëhem ndë sëmundëra, ndë të shara, ndë shtrëngime, ndë të ndjekura, ndë gulçime, që bënenë për Krishtinë, sepse kur jam i sëmurë, atëherë jam i fortë.
11U bëçë i pamënd tuke mburturë. Juvet më shtrënguatë, sepse unë desha të jeshë prej jush lëvduarë, sepse mbë ndonjë punë nukë jeshë m’i poshtërë nga ata që janë fort të mëdhinj Apostoj, ndonëse nukë jam gjë fare.
12Ma nishanet’ e Apostolisë sime janë të lidhura ndër juvet, ndë çdofarë durim, ndë thavmëra, ndë çudira, ndë fuqira.
13Sepse ç’patë marrë juvet më pak nga të tjeratë Qishëra, përveçe që unë paçë rënduarë juvet? Ndëjemëni mua këtë adhiqi.
14Ja, që këjo ësht’ e treta herë që jam gati të vij ndër juvet, e do të mos u rëndoj juvet, sepse nukë kërkoj unë punëtë tuaj, po juvet, sepse nukë duhetë të mbëjedhënë djelmtë për baballarë, po baballarëtë për djelm.
15E unë me shumë gëzim do të prish nga imea, e më shumë më tepërë do të ksodheps vetëhenë time për Shpirtëra tuaj, ndonëse kur u dua unë më shumë, juvet më doi më pak.
16Po le të jetë kështu, unë nuk’ u rëndova juvet, po si dinak që qeshë, u zura me gënjeshtrë.
17Mbase me anë të ndonjëit nga ata që dërgova ndër ju u kam bërë gënjeshtrë juvet?
18Ju lutçë Titosë, e dërgova me të një vëlla. Mos u ka vallë gënjierë juvet Titua? Nukë kemi ecurë nevet me atë të tillë Shpirt? Nukë kemi ecurë mb’ato të tila gjurmë?
19Silloisni juvet pa se bëjmë të përgjegjuritë tanë mbanë jush? Përpara Perndisë, mbë Krishtinë flasëmë e gjithë, o të dashurë, për dërtesë tuaj.
20Sepse trëmbem, mos nuk’ u gjej juvet sikundrë dua mbë t’ardhurë, e juvet mos nukë më gjeni sikundrë më doi, se mos gjëndenë ndër ju filloniqira, zilira, zëmërime, qartëra, katigorira, kallëzime, të mbajturë mbë të madh, të paqëndruarë.
21E mos pa kur të vij ndër ju, më ujnjë mua Perndia ime, e të qaj shumë nga ata që fëjienë më përpara, e nukë metanoisnë prej të papastruaritë, pornia, e kurvëria, që kanë bërë.

Currently Selected:

2 Korinthi 12: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for 2 Korinthi 12