2 Korinthi 11
11
Krie e njëmbëdhjetëtë
1Makar të më durojëtë mua një çikëzë për marrëzi, ma do të më duroni.
2Sepse unë jam ziliar mbë juvet, për zili të Perndisë, sepse u martova juvet për të nxjerë përpara mbë një burrë, vashëzë të pastruarë mbë Krishtinë.
3Ma unë trëmbem, mos sikundrë gënjeu gjarpëri Evënë me dinakëri të tijtë, ashtu u prishenë mëntë tuaj, nga zëmër’ e hapurë që kini mbë Krishtinë.
4Sepse ndë ai që vjen dhidhaks jetërë Iisu, që nukë dhidhaksm nevet, a ndë mirri tjatër Shpirt, që s’patë marrë, a Ungjill tjatër që s’patë marrë, mirë bëjëtë ta durojëtë.
5Unë pa mendonem që nukë mbetem prapa ndë ndonjë farë punë nga Apsotojt’ e mëdhinj.
6Sepse ndonëse jam i trashë ndë fjalë, po jo ndër mënd, ma jemi njohurë fort mirë ndë çdo punë ndë juvet.
7Mbase fëjeva, që unja vetëhenë time, që të ngrihi juvet lart? Sepse u dhidhaksa juvet Ungjill’ e Perndisë dhuratë?
8Të tjera qishëra ropa, e hoqa pagjene, për shërbesë tuaj. E kur gjëndeshë afër jush, ndonëse jeshë mbë shtrëngim, nukë desha të rëndojë ndonjë.
9Sepse atë që më lipsej mua ma sosnë vëllazëritë, që erdhë nga Maqedhonia. E ndë çdo punë u ruajtiçë që të mos para u rëndoj juvet, edhe do të ruhem.
10E vërteta e Krishtit është mbë mua, që do të mos më mbilletë goja mbi këta të mburturë ndë vënd t’Ahaisë.
11E për çfarë punë? Sepse (mbase) nuk’ u dua juvet? Le ta dijë Perndia.
12Ma atë që të bëj unë, edhe gjithënjë do të bëj, për të prerë aformin’ e ature që një aformi dëshërojënë të gjëndenë për atë punë që mburrenë si edhe nevet.
13Sepse këta të tillëtë Apostoj të rrem, janë punëtorë me di faqe e këmbenenë mb’Apostoj të Krishtit.
14E s’është çudi, sepse edhe ai Satanai këmbenetë nd’Ëngjëll të dritësë.
15S’është pun’ e madhe adha ndë këmbenenë edhe shërbëtorët’ e tij, të dukenë si shërbëtorët’ e së drejtësë. E e pastajmea e ture do të jetë sikundrë kanë punuarë.
16Ua thom përsëri, mos më ketë njeri për të marrë. E ndë mos, dheksmëni edhe për të marrë, që të lëvdonem edhe unë një çikë.
17E atë që thom, nuk’ e thom si do Zoti, po si i marrë, ndë këtë punë të mburrë(c)isë.
18Sepse shumë mburrenë si do kurmi, dua të mburrem edhe unë.
19Sepse si jeni juvet të mënçurë, duroni me t’ëmblë të marrëtë.
20Sepse juvet duroni atë që u skllavos, atë që u ha, atë që u vjedh, atë që mbahetë mbë të madh, atë që u rreh juvet faqenë.
21E thom këtë sa për të ksenderuarë, sikur qem të pakë nevet mbë këtë anë, ma ndë çdofarë punë që guxon njeri (kuvëndoj si i marrë), guxoj edhe unë.
22Çifut janë? Edhe unë. Israilit janë? Edhe unë. Nga far’ e Avraamit jan’ ata? Ateje edhe unë.
23Shërbëtorë të Krishtit jan’ ata? (Jashtë nga mëntë flas). Më tepër jam unë se ata. Ndë mundime më tepërë, ndë të rrahurë fort më shumë, ndë hapsana më tepërë, shumë herë ndë mes të vdekëjavet.
24Nga Çifutë u rrahçë e mora pesë herë nga dizet shkopinj para një.
25Tri herë u rrahçë me shufra, një herë më goditnë me gurë, tri herë u mbitçë ndë det, një ditë e një natë bëra ndë fund të detit.
26Shumë herë nd’udhëra, ndë rriziko të lumëravet, ndë rriziko të kusarëvet, ndë rriziko të filisë sonë, ndë rriziko të filivet së tjera, ndë rriziko të qutetevet, ndë rriziko të erimivet, ndë rriziko të detit, ndë rriziko të vëllazëret së rremet.
27Ndë mundim, edhe ndë shtrëngim, ndë të pafleturë shumë herë, ndë u e ndë et, ndë t’agjëruarë shumë herë, ndë së ftohëtë e të cveshurë.
28Përveçe ature që vijënë përjashtazet, silloit’ e çdo ditësë që më vijënë sipër, spudhi e gjithë Qishëvet.
29Kush ësht’ i sëmurë, që të mos jem unë i sëmurë? Kush skandalisetë, që unë nukë digjem?
30Nd’është për të mburturë, do të mburrem për ato punëra që vështrojënë smundëjënë time.
31Perndia e babai i Zotit sonë Iisu Hristoit, që është i bekuarë ndë jetë pas jetet, e di që unë nukë flas të rreme.
32Ndë Dhamasko ai që qivernis filinë nd’ëmër të mbretit Arethësë kish vënë të ruan rrotullë qutetit Dhamaskosë, për të zënë mua.
33E u varçë ndë shportë nga një penxhere që qe ndë mes të murit, e shpëtova nga duart’ e tij.
Currently Selected:
2 Korinthi 11: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.