YouVersion Logo
Search Icon

2 Korinthi 10

10
Krie e dhjetëtë
1Unë ndashti vetë Pavllua u vë juvet mbë be, për të butë e t’ëmblë të Krishtit, unë që faqe mbë faqe jam tapino ndër juvet, e kur jam mërguarë kam tharos mbë juvet.
2U lutem adha që të mos më bëni të zë t’ashprëtë kur të vij ati me ata që vënë ndër mënd dica se jam i ashprë kundrë cavet që silloisenë se navet ecëjmë si do kurmi.
3Sepse ndë ecëjmë navet ndë kurm, nukë si do kurmi bënemi trima.
4(Sepse armët’ e trimërisë sanë nukë janë të mishta, po të forta me anë të Perndisë, për të prishurë të kalavet).
5Sepse gremisjëmë navet mihanimatë, e çdofarë të lartë që larconetë kondrë të dijturit së Perndisë, e skllavosjëmë çdo noimë, ndë të gjegjurë a të bindurë të Krishtit.
6E ndonëse e kemi mbë dorë të marrëmë hakë mbë çdo të padigjuarë, kur të jetë sosurë digjimi juaj.
7Vështroni ato që dukenë ndë faqe? Ndë ka njeri tharos mbë vetëhe të tij të jetë i Krishtit, le ta silloisjë pa këtë prej vetiut, që sikundr’ ësht’ ai i Krishtit, kështu jemi edhe nevet të Krishtit.
8Sepse nd’u mburça gjë më tepërë për eksusi tënë, që na dha Zoti nevet për dërtim, e jo për prishëjë tuaj, nukë do të më nguqej faqea.
9Që të mos dukem unë sikur u kanos juvet me kartëra.
10Sepse thotë çdokush për mua: Kartërat’ e mia janë të rënda e të forta, ma t’ardhuritë është të pafuqi, e fjala s’i vëjen gjë fare.
11Le të mendonetë kush thotë kështu, që sikundrë jemi ndë fjalë me kartëra për së largut, të tillëtë jemi edhe afër me punë.
12E sepse nukë guxojëmë të vëmë vetëhenë ndë mes, a të barabarisemi me dica që mburjënë vetiut vetëhenë, ma ata si masënë vetëhen’ e ture vetiut, e barabarisjënë vetiut vetëhenë, nukë kupëtojënë.
13Ma nevet nukë do të lëvdonemi pa merrë, po sikundr’ është masa që na ka dhënë nevet Perndia me short, matës që të arrijmë ngjera mbë ju.
14Sepse nukë do të ndërjëmë vetëhenë më tepërë nga e vërteta tuke thënë që arrijtim me Ungjill’ të Krishtit.
15Nukë mburremi jashtë nga merra mbë mundim të së tjerëvet, po kemi shpëresë si shtonetë besa juaj, të madhëconemi edhe nevet mbë juvet ndë merrë tënë shumë shumë.
16Le të biemë Ungjillë edhe ndë vënde që janë më teje se juvet. Le të mos mburrem mb’atë që është punuarë nga tjatër e është bënë gati (nga të tjerë).
17Ma kush lëvdonetë, le të lëvdonetë mbë Zotnë.
18Sepse nuk’ ësht’ i nderçurë ai që mburr vetëhen’ e tij, po ai që mburr Zoti.

Currently Selected:

2 Korinthi 10: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for 2 Korinthi 10