YouVersion Logo
Search Icon

2 Korinthi 9

9
Krie e nëntëtë
1Ma sa për shërbesë që u bë për ndihmë të Shënjtorëvet, më duketë e tepërë të ju shkruaj juvet.
2Sepse ua paçë të shpejtët’ e zëmërësë suaj, që për të mburrem mbanë Maqedhonëvet për juvet, që Ahaia, edhe ajo është bërë gati që vjet, e zilia juaj ka anangasurë shumë.
3Ma kam dërguarë këta vëllazër që të mos bënetë e mbrazëtë mburrëcia ime që bëj për juvet, sa për këtë anë, që (sikundrë thaçë) jini gati.
4Mos ndodhetë e vijnë Maqedhonëtë me mua bashkë, e t’u gjejënë juvet pa bërë gati ndë këtë punë, e turpëronemi nevet (të mos thomi juvet), ndë këtë të ndënjurë të së mburturit.
5U silloiçë adha se duhetë t’u lutem këture vëllazëret, të vijënë ati më përpara nga nesh, e të bëjnë gati këtë bekimnë tuaj që patë thënë më përpara, që të jetë bërë gati si bekim, e jo si lakëmim.
6E u thom kështu: Kush mbjell me kurcim, edhe me të kurcierë do të korrjë. E kush mbjell me dorë hapëtë, me dorë hapëtë do të korrjë.
7Cilido sikundrë ka silloisurë mirë ndë zëmërë, jo me pahir a me shtrëngim, sepse Perndia do atë që dhëron me faqe të çelëtë.
8E Perndia ësht’ e fortë të bëjë që të tepëroni ju ndë çdo të mirë; që të jini gjithënjë ndë çdo punë të tepëruarë, mbë çdo punë të mirë.
9(Sikundr’ është shkruarë: Përhapi, dha ndë të varfërë, e të drejtët’ e tij mbetetë për jetë pas jetet.
10E ai që ep farën’ atij që mbjell, e bukënë për të ngrënë, u dhashtë, e ua shtoftë farënë tuaj, e u rrittë bimërat’ e së drejtësë suaj).
11Që të bëneni të pasurë ndë çdo punë mbë çdofarë të mirë, që bie nga ana onë lëvdim Perndisë.
12Sepse shërbesëja e kësaj mblatet së Shënjtëruarë, nukë mbush vetëmë të lipsurit’ e shumë Shënjtorëvet, po edhe tepëron me lëvdim të shumëvet që bëjënë te Zoti.
13(Kur bëjënë dhoqimi mbë ju mbë këtë punë, apënë lëvdim Perndisë për të gjegjurë të molloisë suaj mb’Ungjill’ të Krishtit, e për pjesë që bëni ju me dorë hapëtë mb’ata e mbë gjithë).
14E me të luturë të ture që bëjënë për juvet, sepse u duanë juvet për dhurëti të madhe të Perndisë, që është mbë juvet.
15E lëvdim qoftë mbë Perndinë për dhurëti të saj të parrëfierë.

Currently Selected:

2 Korinthi 9: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for 2 Korinthi 9