1 Timothe 3
3
Krie e tretë
1Fjala është’ e vërtetë. Ndë do njeri Piskopnë, të mirë punë dëshëron.
2Duhetë adha që Piskopi të jetë i pasharë, burrë i një gruasë, i cgjuarë, i esëlltë, i ujturë, i nderçurë, miku i së huajet, i zoti të dhidhaksjë.
3Të mos jetë dhënë ndë verë, jo rrahës, të mos dojë të fituarit’ e lig, po të jetë i butë, pa gricmë, të mos jetë lakëmeës.
4Të qivernisjë mirë shtëpin’ e tij, të ketë djelmt’ e tij ndënë vetëhe, me çdofarë urtëcie.
5(Ndë mos dijtitë ndonjë të qivernisjë shtëpin’ e tij, qish do të ketë silloi për qishë të Perndisë)?
6Të mos jetë i katiqisurë i ri, se mos mburretë, e bjerë ndë dëm të së paudhit.
7E duhetë që të ketë ai edhe martiri të mirë nga të jashtësmitë, që të mos bjerë ndë dhunë, e ndë dhokan të së paudhit.
8Ashtu duhetë të jenë edhe dhiakonët’ e tij, të nderçurë, jo me di faqe ndër fjalë, të mos kenë mëntë ndë shumë verë, të mos jenë dhënë ndë fitim të lig.
9Të kenë mistir’ e besësë ndë fiqir të mirë.
10Këta le të dhoqimasenë përpara, pra pastaje le të shërbejënë, ndë qofinë të pasharë.
11Ashtu edhe gratë duhetë të jenë të nderçura, jo kallëzesha, t’esëlla, të besuara ndë çdofarë punë.
12Dhiakonëtë të kenë marrë një grua vetëmë, e të qivernisjënë mirë djelmt’ e ture edhe shtëpit’ e ture.
13Sepse ata që qivernisjënë mirë punën’ e ture, poktisjënë ndë vetëhe të ture një shkallë të nderçurë e një tharos të madh ndë besë të Krishtit Iisuit.
14Të shkruaj këto punëra tij, se kam shpëresë të vij shpejt tek ti.
15E ndë mënofça unë, të diç qish të rroç ndë shtëpi të Perndisë, që është qishë e Perndisë gjallë, kollonë e t’akumbisuritë të së vërtetësë.
16E me të vërtetë pajetërë i madh është mistiri i besësë. Perndia u çfaq ndë kurm, u gjukua me anë të Shpirtit, u njoh nga Ëngjëjtë, u qiriks ndë filira të tjera, u besua ndë botë, hipi lart mbë nder.
Currently Selected:
1 Timothe 3: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.