YouVersion Logo
Search Icon

1 Timothe 2

2
Krie e ditë
1U lutem adha protoparë gjithëvet të bëni të lutura, të faltura, të taksura, efharistira, për gjithë njerëz.
2Për mbretërë e për gjith’ ata që janë vënë ndë vënd të lartë, që të rrojëmë jetë të patundurë me gjithë evsevi e nder.
3Sepse këjo është e mirë e e dheksurë përpara Perndisë sonë që na shpëton.
4Ajo do që gjithë njerëzitë të sosenë e të vijënë ndë të njohurë të së vërtetësë.
5Sepse një është Perndia, edhe një është mesiti i Perndisë e i njerëzet, njeri Iisu Hristoi.
6Ai që dha vetëvetëhenë kseshpërblim për gjithë, martiri ndë kohë që duhetë.
7Asaj martiriet u vuçë unë dhaskal e apostoll (thom të vërtetënë mbë Krishtinë, nukë gënjej) dhaskal thom i filivet së tjera ndë besë e ndë të vërtetë.
8Dëshëroj adha që të falenë burratë mbë çdo vënd, tuke ngrijturë duar të qëruara, pa urgji edhe pa shubehe.
9Kështu edhe gratë le të stolisjënë vetëhen’ e ture me stoli që u ka hie, me turp e me sofrosin, jo me leshëra të pleksura, a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrejta.
10Po të stolisenë me punëra të mira, sikundrë ka hie ndë gra që janë të kështëra.
11Gruaja le të mpsojë tuke pushuarë, me gjithë të bindurë.
12Nuk’ e ndëjej gruanë të dhidhaksjë, as të urdhërojë mbi burrënë, po (urdhëroj) të rrijë e të digjojë.
13Sepse Adhami u pllas përpara, e pastaje Eva.
14E Adhami nuk’ u gënjie, po gruaja si u gënjie, u bë aformi e fajit.
15Ma do të sosetë për të rriturë të djelmet, ndë mbeçinë ndë besë e ndë dashuri e ndë shënjtëri me nder.

Currently Selected:

1 Timothe 2: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in