YouVersion Logo
Search Icon

1 Timothe 1

1
Krie e parë
1Pavllua Apostolli i Iisu Hristoit, sikundr’ është urdhëri i Perndisë që sosi nevet, e Zotit Krisht, shpëresësë sonë.
2Mbë Timotheonë djalën’ e dashurë mbë besë, dhurëti, e lejmosin, e paq nga Perndia Babai inë, edhe nga Krishti Iisui Zoti inë.
3Sikundrë t’u luçë tij, të prese nd’Efeso, kur vejë unë ndë Maqedhoni, që të porsitje dicavet të mos dhidhaksnë dhidhaskalira të tjera.
4As të mos venë pas prallavet e gjeneallogjivet që nukë kanë të sosurë, që ato bienë qartëra më shumë se dër(t)im Perndie, që bënenë mbë besë.
5Më e pastajmea e porsisë adha është dashuria nga zëmëra e qëruarë, e nga fiqiri i mirë, edhe nga besa që s’ka gënjeshtrë.
6Nga ato punëra dica si u mërguanë, ranë ndë fjalë të humbura.
7Tuke dashurë të bëjnë si dhaskalë të nomit, pa kupëtuarë as ato që thoshnë, as ato që epnë për të vërteta.
8Ndashti e dimë që nomi ësht’ i mirë, ndë punoftë njeri sikundr’ është nomi.
9E di këtë, që nuk’ është bërë nomi për të drejtinë, po për të shtrëmbëritë, e të pabinduritë, për të pabesëtë, e të pëgërëtë, për ata që rrahënë babanë, e për ata që rrahënë mëmmënë, e për gjakëcorë.
10Për ku(r)vjarë, a për fajëtorë të fajit së ndierë, për kusarë njerëz(e)t, për të rrem, e për ata që betonenë rrem, e nd’është ndonjë jetërë që është kondrë dhidhaskalisë shëndoshë.
11Ajo është sikundrë thotë Ungjilli i nderçim i lumurit Perndisë që m’është dhënë mua.
12E ap lëvdim atij që më ka bërë të fortë mbë Hristonë Iisunë Zonë tonë, sepse më llogjiasi të besësë, tuke vënë mua ndë punë.
13Mua që përpara qeshë vllasfimjar, e ndjekës, e shahëraq, po u ndëjieçë, sepse nga të padijturitë e bëra, tuke qënë i pabesë.
14Ma buroi shumë dhurëtia e Zotit sonë me besë e me dashuri, që është mbë Hristonë Iisunë.
15Fjala ësht’ e besuarë, e e zonja që ta dheksjë cilido, që Iisu Hristoi erdhi ndë këtë jetë për të shpëtu(a)rë fajëtorë, që nga ata i pari jam unë.
16Ma andaj gjeçë ndëjesë, që të dëftojë mbë mua përpara Iisu Hristoi gjithë dashurinë, për ksomblë ature që duajnë të besoijnë mbë të për jetë të pasosurë.
17E mbë Mbretnë e jetëvet të pavdekurë, të padukurinë, mbë vetëmë sofonë Perndi nder e lëvdim ndë jetë pas jetet. Kështu qoftë!
18Këtë porsi të bëj ti, o biri im Timotheo, që sikundrë janë profititë që qëndruanë përpara për tij, të bëneç trim mbë to, ndë trimëri të mirë.
19Tuke pasurë besë e fiqir të mirë, që atë si nuk’ e deshnë dica, e thienë karavnë mb’anë të besësë.
20Nga nemuri i së tillëvet ësht’ Imeneoi edhe Aleksandhroi. Ata i dhaçë unë nde Satanai, që të mpsonenë të mos vllasfimisjënë.

Currently Selected:

1 Timothe 1: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in