2 Seleniqiot 3
3
Krie e tretë
1Më të pastajmënë, vëllazër, lutuni për nevet, që të ecëjë fjal’ e Zotit e të nderonetë, sikundr’ ecën e nderonetë edhe ndër juvet.
2E që të lefterosemi nga njerëzit’ e shtrëmbërë e të këqinjtë, sepse besa nuk’ është e gjithëvet.
3Ma Perndia ësht’ e besësë, që do të forcojë juvet e do t’u ruajë nga dinaku.
4E kemi shpëresë për juvet mbë Zonë, se ato që u porsitm juvet, edhe i bëni, edhe do t’i bëni.
5E Zoti le t’u qivernisjë zëmëratë tuaj mbë dashuri të Perndisë, e mbë durim të Krishtit.
6E u porsitjëmë pa juvet, vëllazër, mbë ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit, që të mërgoni juvet nga çdo vëlla që rron pa udhë, e jo sikundr’ është dhidhaskalia që kini marrë prej nesh.
7Sepse juvet e diji qish ësht’ e udhësë që të vini juvet pas gjurmëvet sona, sepse nevet nukë bëm ndonjë të paudhë ndër ju.
8As bukënë s’e hangrëm dhurëti nga ndonjë, po me mundim e me të punuarë, tuke punuarë nat’ e ditë, që të mos rëndoijmë ndonjë nga jush.
9Jo se nukë mundjëm ta bëjëm, po për të dhënë vetëhenë tënë ksomblë, që të vini juvet pas gjurmëvet sona.
10Sepse edhe kur jeshëm ndër ju, këtë u porsitjëm juvet, që kush nukë do të punojë, as të mos hajë.
11Sepse digjojmë që dica nga jush ecëjënë pa udhë, të tillëtë nukë punojënë gjë fare, po vijnë rrotullë pa mbrodh.
12Këta të tillëtë i porsitjëmë e i vëmë mbë be mbë Zonë Iisunë Hristonë, që të hanë bukën’ e ture tuke punuarë me pushim.
13Ma juvet, vëllazër, mos u lodhni tuke bërë të mirëtë.
14E nd’është ndonjë që nukë digjon mb’ato që thomi me anë të kartësë, shënonie atë, e mos bashkoni me të, që t’i vijë turp.
15E mos e vështroni si armik, po mpsonie si vëlla.
16E ai vetë Zoti i paqit u dhashtë juvet kurdo paq, ndë çdo vënd. Zoti qoftë bashkë me gjithë juvet.
17Të falturatë u shkruanë me dorë time Pavllosë, që është vulë mbë çdo kartë. Kështu shkruaj.
18Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hristoit me gjithë juvet. Ashtu qoftë!
* Karta e Ditë ndë Selenikli u shkrua nga Athina.
Currently Selected:
2 Seleniqiot 3: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.