1 Timothe 4
4
Krie e katërtë
1Ma Shpirti thotë faqeza, se ndë kohëra të pastajme do të mërgonenë dica nga besa, të mbajënë vesh ndë shpirtëra të gënjeshtrësë, e ndë dhidhaskalira të së paudhëvet.
2Tuke thënë me ipokris(i) gënjeshtrënë, njerëz që kanë fiqir’ e ture të djegurë.
3Që mbodhisjënë të martonenë, e të ruhenë nga të ngrënatë, që bëri Perndia për të ngrënë me efharisti ata që besojënë, edhe ata që njohënë Perndinë.
4Sepse çdo punë që bëri Perndia ësht’ e mirë, e s’është ndonjë e shtirë poshtë, kur mirretë me efharisti.
5Sepse shënjtëronetë me anë të fjalësë Perndisë, e me anë të së luturit.
6Nd’u thafç të tila fjalë vëllazëret, do të jeç shërbëtuar i mirë i Iisu Hristoit, i ushqierë me fjalë të besësë e të dhidhaskalisë mirë, e asaja që je mbë të mpsuarë.
7Ma prallat’ e pëgëra e të plakavet lei, e mpso vetëhenë mbë evsevi.
8Sepse të punuarit’ e kurmit pak vëjen, ma evsevia e besa ësht’ e vëjierë mbë të gjitha, e ka të taksura të kësaj jetet e t’asaj që vjen.
9Këjo fjalë ësht’ e besuarë, e shumë e dheksurë.
10Sepse për këtë mundonemi, e jemi të sharë, sepse shpërejmë mbë Perndin’ e gjallë, që ai shpëton gjithë njerëzitë, e më shumë ata që besojënë.
11Porsit këto, e dhidhaksi.
12Ndonjë le të mos të shajë të ritë tat, po bënu ksomblë nd’ata që besojënë, mbë të folë, mbë të pjekurë, mbë dashuri, mbë Shpirt, mbë besë, mbë të qëruarë.
13Ngjera sa të vij unë, qëndro ndë të dhiavasurë, ndë të parigorisurë, e ndë të dhidhaksurë.
14Mos harxhoç dhurëtinë që është tek ti, që t’u dha me anë të profitisë, me të vënë duartë mbi krie të priftërisë.
15Këto kij ndër mënd, mbë këto punëra qëndro pa luajturë, që të duketë mbë gjithë të prokopsuritë tat.
16Vështro mbë vetëhe tënde, e mb’ato që mpsove, e qëndro mbë to, sepse ndë bëfç kështu, edhe vetëhenë tënde do të shpëtoç, edhe ata që të digjojënë tij.
Currently Selected:
1 Timothe 4: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.