YouVersion Logo
Search Icon

1 Seleniqiot 5

5
Krie e pesëtë
1E sa për mote e për kohëra, vëllazër, nukë kini hri që t’ua shkruajmë nevet.
2Sepse juvet vetë e diji fort mirë, që dita e Zotit do të vijë posi kusari i natësë.
3Sepse kur t’u thonë: Paq e siguri, atëherë do t’arrijë mbë ta papandehurë humbëja, si të dhëmburit’ e barkut gruasë me barrë, e do të mos kenë shpëtim.
4Po juvet, vëllazër, nukë jini nd’errëcirë, që t’u pllakosjë ajo ditë si kusar.
5Sepse gjithë juvet jini të bijt’ e ditësë. Na nukë jemi të natësë as të errëcirësë.
6Le të mos flëmë adha nevet si edhe të tjerëtë, po le të rrimë cgjuarë e esëllë.
7Sepse ata që flënë, natënë flënë; e ata që dehenë, natënë dehenë.
8Andaj na që jemi bijt’ e ditësë, le të jemi esëllë, e le të veshjëmë skutar’ e besësë, e të dashurisë; e periqefalë, shpëresë të shpëtimit.
9Sepse nukë na ka nevet Perndia apofasisurë për urgji, po na ka për të poktisurë shpëtimnë me anë të Zotit sonë Iisu Hristoit.
10Që vdiqi për nevet, që të rrojmë me të bashkë, kaqë kur jemi cgjuarë, aqë kur jemi fleturë.
11Andaj forconi njeri-jatërinë, e bëni për dërtim të njeri-jatërit, sikundr’ edhe bëni.
12E u lutemi juvet, vëllazër, që të vështroni ata që mundonenë ndër ju e u ndihjënë juvet mbë Zonë, e u apënë juvet nasihat.
13E t’i kini ata mbë nder me shumë dashuri, për punë të ture. Kini paq ndë mes tuaj.
14E u lutemi juvet, vëllazër, të mpsoi ata që nukë bëjënë ato që ka urdhëruarë Perndia, të parigorisni zëmërëvogjëjtë, të ipni ndihmë të sëmurturet, të jini të durimçim mbë gjithë.
15Vështroni të mos bëjë njeri ndonjëit të keq për të keq, po gjithënjë kërkoni të bëni të mirënë edhe njeri mbë jatërinë, edhe mbë të gjithë.
16Jini gjithënjë mbë gëzim.
17Fali pa të çkëputurë.
18Epni efharisti për gjithë punëra, sepse këjo është dashuri e Perndisë mbë Hristo Iisunë mbë gjithë juvet.
19Mos e shuani Shpirtinë.
20Mos shtiri poshtë Profitëtë.
21Dhoqimasni të gjitha, mbai të mirënë.
22Nga çdolloi e keqe ruhi.
23E vetë Perndia e paqit t’u Shënjtërojë juvet mbë gjithë punëra, që t’u ruhetë Shpirti juaj i tërë edhe kurmi pa fëjierë mbë t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit.
24I besësë ësht’ ai që u ka thirrë juvet, e ai edhe do ta bëjë.
25Vëllazër, luti për nevet.
26Fali me shëndet gjithë vëllazëret me të puthurë Shënjtërishte.
27U vë mbë be juvet mbë Zonë, që këjo kartë të këndonetë mbë gjithë Shënjtorëtë vëllazër.
28Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hristoit me gjithë juvet. Ashtu qoftë!
* Karta e parë ndë Selenikli u shkrua nga Athina.

Currently Selected:

1 Seleniqiot 5: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in