1 Seleniqiot 4
4
Krie e katërtë
1Më të pastajmenë adha, vëllazër, u lutemi juvet e u vëmë ndë be mbë Zonë Iisunë, që sikundrë kini mpsuarë nga nesh, mb’atë lloi që duhetë t’ecëni e të pëlqeni Perndisë, që të shtoni shumë.
2Sepse ju e diji çfarë porsie u kemi dhënë juvet, nga an’ e Zotit Iisuit.
3Sepse këtë do Perndia, Shënjtërimnë tuaj, që të ruhi nga kurvëria.
4Të dijë cilido nga jush të ruajë enënë (kurmnë) e tij me Shënjtërim e me nder.
5Jo ndë heqëjë të dëshërimit, si ato filitë që nukë njohënë Perndinë.
6Që të mos tepërojë, a të mos gënjejë njeri vëllan’ e tij ndë të bërë të keq, sepse ndë gjithë këto punëra Zoti mundon, sikundr’ u kemi thënë juvet më përpara e u kemi martirisurë.
7Sepse Perndia nukë na thirri ndë të pëgërë, po ndë Shënjtërim.
8Andaj ai që shkel të tillë punë, nukë ksenderon njeri, po ksenderon Perndinë, që ka dhënë ndër nevet Shpirtinë Shënjt të tijnë.
9Sa për dashuri pa të vëllazërisë nukë kini hri që t’u shkruajmë na juvet, sepse juvet vetë kini mpsuarë nga Perndia të doi njeri-jatërinë.
10Sepse juvet këtë e bëni mbë gjithë vëllazër, që janë ndëpër gjithë Maqedhoni, po u lutem juvet, vëllazër, që të tepëroni më shumë.
11E kërkoni të rroni me të paqë, e të bëni punëtë tuaj, e të punoni me duar tuaj, sikundr’ u kemi juvet porsiturë.
12Që të bireni me të jashtësmitë me nder, e të mos kini mbë ndonjë hri.
13Nukë dua pa, vëllazër, të jini të padijturë për ata që flënë, që të mos helmoni, sikundrë helmonenë të tjerëtë ata që s’kanë shpëresë (të së ngjallturit).
14Sepse ndë besojëmë që Iisui vdiqi edhe u ngjall, kështu edhe Perndia ata që janë fleturë me anë të Iisuit, do t’i bjerë bashkë me atë.
15Sepse mbi fjalë të Zotit u thom juvet këtë, që na që jemi të gjallë, që jemi ruajturë për t’ardhurë të Zotit, do të mos arrijmë ata që fletnë.
16Sepse Zoti vetë, me urdhër, e me zë t’Ëngjëllit, e me zë të drubetësë Perndisë do të cbresë nga Qielli, e ata që kanë vdekurë mbë Krishtinë do të ngrihenë protoparë.
17Pasandaj na që jemi të gjallë, që jemi mbeturë, do të biremi mbi mjergullë nd’erë me ata bashkë për të priturë të Zotit, e kështu do të jemi gjithënjë bashkë me Zotnë.
18Parigorisni adha njeri-jatërinë me këto fjalë.
Currently Selected:
1 Seleniqiot 4: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.