2 Seleniqiot 1
1
Krie e parë
1Pavllua, e Silluanoi, edhe Timotheoi, mbë Qishë të Seleniklivet, mbë Perndinë babanë tënë, e mbë Zonë Iisu Hristonë.
2Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
3Duhetë që t’apëmë nevet kurdo efharisti Perndisë për juvet, vëllazër, sikundrë ka hie, sepse besa juaj vete sa më shumë tuke rriturë, e shtonetë dashuria e cilitdo nga jush mbë njeri-jatërinë.
4Kaqë sa edhe nevet vetë mburremi ndë qishëra të Perndisë për durim tuaj, e për besë ndë mes të gjithë së ndjekuravet suaj, e të shtrëngimevet që duroni.
5(Këjo është) një dëftim i gjuqit së drejtë së Perndisë që të bëneni juvet të Zotë për mbretëri të Perndisë, që edhe pësoni për të.
6Sepse ësht’ e drejtë mbanë Perëndisë që të apë shtrëngim e helm mb’ata që u helmojënë juvet.
7E ndë juvet të helmuaritë të prëjturë bashkë me nevet, mbë të dukurë që do të bëjë nga Qielltë Zoti Isui me Ëngjellit’ e fuqisë tij.
8Ndë një zjar të flakurë tuke bërë mundim ature që s’kanë njohurë Perndinë, e që nukë bindenë nd’Ungjill të Zotit sonë Iisu Hristoit.
9Ata do të mundonenë ndë humbëjë të pasosurë, nga faqea e Zotit, edhe nga nderi i fuqisë tij.
10Atëherë kur të vijë për të nderuarë mbë Shënjtorë të tij e të bënetë i çuditurë mbë gjith’ ata që kanë besuarë (sepse u besua martiria onë mbanë juvet) mb’atë ditë.
11Pra andaj lutemi gjithënjë për juvet, që t’u aksiosjë Perndia onë mbë të thirrë të ture, e të paguajë thelimën’ e tij të mirënë, e punën’ e besësë me fuqi të tij.
12Që të lëvdonetë mbë juvet ëmëri i Zotit sonë Iisu Hristoit, e juvet mbë të, për dhurëti të Perndisë sanë e Zotit Iisu Hristoit.
Currently Selected:
2 Seleniqiot 1: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.