YouVersion Logo
Search Icon

1 Seleniqiot 3

3
Krie e tretë
1Andaj si nukë mundjëm të durojëm, u silloism që është më mirë të mbetemi vetëmë nd’Athinë.
2E dërguam Timotheonë, vëllanë tënë e punëtuarin’ e Perndisë, e shoknë tënë me ne bashkë mb’Ungjill të Krishtit, që t’u stereosjë juvet, e t’u apë juvet nasihat ndë besë tuaj.
3Që të mos trubullonetë njeri ndë këto shtrëngime, sepse edhe ju vetë e diji, që për këto jemi dhiorisurë.
4Sepse edhe kur jeshëm ati ndër ju, ua thoshëm juvet më përpara që duamë të kemi shtrëngime, sikundr’ edhe u bë, edhe e diji.
5Pra andaj edhe unë si s’munda më të durojë, dërgova të njoh besënë tuaj, se mos u guciti juvet ai që gucit, e bënetë mundimi inë mbë të mbrazëtë.
6Ndashti pa si u kthie Timotheoi nga juvet ndër nesh, e na pru habere të mira nevet për besë e për dashuri tuaj, e që kujtoni nevet kurdo për të mirë, e dëshëroni të na shihni nevet, sikundrë kemi edhe na dëshërim që t’u shohmë juvet.
7Andaj jemi parigorisurë shumë, vëllazër, mbë juvet, ndë mes të gjithë helmevet e të shtrëngimevet sona, për besë tuaj.
8Sepse nevet ndashti rrojmë, ndë qëndrofi juvet pa luajturë mbë Zonë.
9Sepse çfarë efharistia mundjëmë nevet t’apëmë te Perndia për juvet, për gjithë gëzim që kemi për juvet përpara Perndisë sonë?
10Nat’ e ditë i lutemi Perndisë më tepërë, që të shohmë faqenë tuaj, e të paguajmë atë që lipsetë ndë besë tuaj.
11Vetë Perndia, adha, e Babai inë, edhe Zoti inë Iisu Hristoi të na ndreqjë udhënë tënë të vijmë ndër juvet.
12E bëftë Zoti që të shtoni juvet, e të tepëroni ndë dashuri njeri me jatërinë, edhe mbë të gjithë, si edhe na mbë juvet.
13Që të stereosenë zëmëratë tuaj pa faj ndë Shënjtëri, përpara Perndisë e babait sonë, mbë t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit, bashkë me gjithë Shënjtorë të tij.

Currently Selected:

1 Seleniqiot 3: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for 1 Seleniqiot 3